Flash

Veseli kërkon prej parlamenteve në Europë njohjen e krimeve serbe

Lapsi.al 19 April 2019
Veseli kërkon prej parlamenteve në Europë njohjen e krimeve serbe

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kanë thënë se kryeparlamentari, Kadri Veseli, i ka nisur një letër zyrtare parlamenteve të vendeve evropiane që të njohin krimet e kryera mbi popullatën në Kosovë, nga Serbia.

Hoxhaj në një konferencë për mediat ka thënë se qëllimet e Kosovës janë evropiane, pasi dhe Kosova është vend evropian.

“Mohimi i krimeve është krim i dyfishtë dhe është një ofendim ndaj shtetit dhe shoqërisë së Kosovës. Në draftimin e këtij ligji do të marrim për bazë përvojat evropiane. Qëllimi i iniciativës është evropiane, pasi Kosova është vend Evropian, por kur i dëgjojmë çdo ditë deklaratat e politikanëve serb në Beograd dhe të disa kolegëve në Kosovës e pyesim vetën se në cilin vit jemi”, është shprehur Hoxhaj.

 Ndërsa ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, thotë se një iniciativë ligjore është e domosdoshme.

“Ministria e Drejtësisë do të jetë kompetente për të hartuar një bazë të tillë ligjore. Si institucion jemi të përkushtuar që të kemi një shoqëri multietnike. Viti 2019 shënon përvjetorët e masakrave dhe ne nuk kemi parë që u dënua dikush për ato masakra. Në këtë 20-vjetor të masakrave e shohim një tendencë të presidentit serb, ku në këtë 20 vjetor mohojnë krimet që janë bërë në Kosovë. Vazhdojmë të kërkojmë 1600 të pagjetur, ku në mesin e tyre ka dhe nga komuniteti jo shumicë. Në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë që të mohohen krimet e serbëve që janë bërë në Kosovë. Qasja e tyre është e njëjtë ashtu siç e kanë pasur në vitin 1999 pasi dhe njerëzit janë të njëjtë”, theksoi Tahiri.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI