Flash

Kim Kardashian kritikohet ashpër nga komentuesit pas provimit të avokatisë

Lapsi.al 19 April 2019
Kim Kardashian kritikohet ashpër nga komentuesit pas provimit të

Kim Kardashian ka zbuluar se kishte vendosur të fillonte praktikën per juridik, pasi ndihmoi në lirimin e Alice Marie Johnson nga burgu, vitin e kaluar. Ajo ishte takuar me presidentin Trump për të kërkuar lirimin e gjyshes 63-vjeçare, që gjendej në burg për shkak të një dënimi të përjetshëm të vitit 1996 për trafik kokaine.Por për Kimin, hyrja e saj në këtë rrugë nuk ka të bëjë aspak me privilegje apo parà. Ajo tha se po studionte natë e ditë dhe se nuk ka asgjë që mund të të pengojë në ndjekjen e ëndrrave.

E gjitha kjo është pritur edhe me kritika, pasi shumëkush mendon, e nuk heziton ta shprehë në rrjetet sociale, se ajo mund të studiojë për drejtësi vetëm për shkak të pasurisë dhe famës.Ylli i Kardashianëve sqaron po ashtu edhe konfuzionin e krijuar nga zërat se, ajo po studion për t’u bërë avokate pa përfunduar gjimnazin. Ajo konfirmon se është e vërtetë që nuk e ka përfunduar shkollën e mesme, por ka kreditet e mjaftueshme për të marrë pjesë në “të lexosh ligjin”, që është shkollë drejtësie ku bën praktikë me avokatë.

“Për 4 vitet e ardhshme do të studioj të paktën 18 orë në ditë dhe do të kem teste me shkrim apo me zgjedhje, çdo muaj”, shkruan ajo në një postim në Instagram.

 

Të këshilluara

Nipi i Kennedy i fiksuar pas Kendall Jenner

Nipi i ish-Presidentit Kennedy, John “Jack” Kennedy Schlossberg ka një fiksim të madh për Kendall Jenner, dhe këtë e ka zbuluar vetë motra e saj Kim në intervis...

18:56

Brenda 45-vjetorit të Victoria Beckham

Viktoria Beckham festoi ditën e djeshme ditëlindjen e saj të 45 në Los Angeles. Ikona e modës ndau herë pas here momente nga dita e saj në Instagram, sidomos da...

18:05

Arrestohet reperi amerikan

Reperi Kodak Black u arrestua në kufirin amerikan me akuzat për drogë dhe armë kur hyri nga Kanadaja. Vendndodhja e 21-vjeçarit ishte mister, pasi ai anuloi ...

16:20

Meghan Markle i shkruan letër babait të saj

Meghan Markle pritet nga ditë në ditë që të bëhet nënë për herë të parë. Por kur vëmendja është e pqrqendruar aty dhe të gjithë pop resin lajmin e madh ajo ka v...

15:45

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI