Flash

Dyshimet/ Dy bashkëpunëtorët që mund të kenë qëlluar pas shpine Admir Muratajn

Lapsi.al 19 April 2019
Dyshimet/ Dy bashkëpunëtorët që mund të kenë
Nëse dyshimet se grabitësi i parave në pistën e areoportit të Rinasit, Admir Muratajt është vrarë nga shokët e tij po bëhen gjithnjë e më të forta, tani rrethi i ekzekutuesve të tij të mundshëm po ngushtohet. Burime të dorës së parë nga policia bëjnë të ditur se së paku dy persona po ndiqen si bashkëpunëtorë të Muratajt në vjedhjen spektakolare të 9 prillit. I pari dyshohet së është një bashkërrugëtar i njohur i “kapos së grupit", 31-vjeçari, Klement Çala. Ata të dy akuzohen se kanë vjedhur 1 milionë euro në 2013 nga Banka Kombëtare greke e Larisës, më pas janë arratisur nga burgu i Trikallës dhe rezultojnë së bashku të shpallur në kërkim në vitin 2017, si të përfshirë në grabitjen e autoblindave në Qaf- Kashar që po shkonin drejt Rinasit. Ndërsa personi i dytë që rezulton deri më tani si i dyshuar nga policia, pas kqyrjes së videove të vendngjarjes është një ish komando që ka marë pjesë në operacionet ndërkombëtare të ushtrisë shqiptare. A janë këta të dy mes pesë personave që familjarët e Muratajt i kanë akuzuar si vrasësit pas shpine të kreut të grupit? Lapsi.al ka ngritur në një shkrim të mëparshëm (lexo këtu poshtë) të gjitha dyshimet se përse Murataj mund të jetë vrarë nga pjestarët e grupit të tij.

Shtohet misteri/ Kush qëlloi mbi Admir Muratajn

Sot pas disa ditësh ato janë bërë edhe më të forta. Së pari, sepse nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se patrulla e policisë, që prezumohet të ketë goditur mbi viktimën, nuk rezulton të ketë pasur fare fushëpamje me vendin ku ndodhej Murataj. Enigma bëhet edhe më e madhe po të shikohet edhe fakti tjetër se plumbi i që ka çpuar tejpërtej kokën e të vrarit është ende i pagjetur. Po të bëheshin kërkime të mëtejshme me metal dedektor, kjo do të zbardhte realisht nëse Murataj është qëlluar nga policia, siç pretendon versioni zyrtar, apo siç dyshohet nga një sërë faktorësh. Portret/ Misteri i milionave që mori me vete Admir Murataj Por, kupola politike e rendit, që e mori vetë meritën e vrasjes së kapos së grupit, për të zbutur sadopak skandalin e grabitjes nga 6 deri në 10 milionë eurove, me sa duket është shumë pak e interesuar për të zbardhur të vërtetën. Prandaj emrat e të dyshuarve si Klemend Çala apo ai i ish komandos, po serviren në media thjesht si bashkëpuntorë të Muratajt në vjedhje, por jo dhe si ekzekutues të mundshëm të tij. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Lumi i kokainës vazhdon drejt Shqipërisë

Autoritetet shtetërore në Maltë vijojnë të kapin ngarkesa me kokainë që janë të destinuara për Shqipërinë. Një ditë më parë njoftohet se u kapën 91.25 kg kokain...

15:28

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI