Flash

Celine Dion: E adhuroj Lady Gaga-n

Lapsi.al 19 April 2019
Celine Dion: E adhuroj Lady Gaga-n

Celine Dion cilësohet si një nga zërat më magjikë dhe ndër vite ka qenë një nga këngëtaret më të kërkuara në mbarë botën. Pavarësisht kësaj, duket se Celine nuk e ka problem të vlerësojë edhe artistët e tjerë. Së fundmi ajo ka lavdëruar publikisht Lady Gaga-n, duke e cilësuar si një nga zërat më të bukur të muzikës. Lady Gaga këtë vit bën pjesë në listën e 100 personazheve më me influencë të revistës “Time” dhe për të ka bërë një përshkrim të shkurtër kolegia e saj, Celine Dion. “Unë e dashuroj Lady Gaga-n. Mendoj se ka një nga zërat më të bukur në botë: të fuqishëm, bindës, pasionantë, të ndjeshëm”, ka shkruar Celine për ‘Time’. Ndër të tjera Dion ka vlerësuar origjinalitetin e Gaga-s, sepse sipas saj ajo nuk ka rregulla, nuk ka kufizime.“Zëri i Lady Gaga-s dëgjohet edhe nëse mbështet komunitetin LGBT, edhe nëse flet kundër bullizmit”, ka thënë Celine.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI