Flash

Anti-mitingjet/ Vuçiç në Beograd, si Rama në Vlorë

Lapsi.al 19 April 2019
Anti-mitingjet/ Vuçiç në Beograd, si Rama në Vlorë

Liderët autoritarë kanë tendencën të fshehin krizën dhe simptomat e para të saj përmes retorikave propagandistike dhe masivitetit të shfaqur në rrugë duke mbledhur njerëz, të cilët etiketohen si “mbështetës”, por që shpesh janë aty pas presioneve nga më të ndryshmet që iu bëhen.

E njëjta gjë vërehet të ndodhë në disa shtete, të cilat vijojnë të quhen demokratike ndonëse mendësia e udhëheqjes së tyre është tërësisht diktatoriale.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas protestave masive dhe kundërshtimeve prej mbështetësve të opozitës dhe qytetarëve të pakënaqur, të cilët e akuzojnë atë për cënimin e lirisë së shtypit dhe demokracisë në vend, ka vendosur të legjitimojë pushtetin e tij sot dhe të fshehë krizën përmes një anti-mitingu. Një anti-miting i ngjashëm me atë të organizuar prej qeverisë shqiptare në Vlorë në kohën e shpërthimit të valëve të protestave dhe të pakënaqësisë.

E përbashkëta e të gjithë liderëve të cilët krijojnë regjime të tilla autokratike është mospërballja me pakënaqësitë dhe shmangia e përgjegjësisë, duke i zëvendësuar këto me propagandë dhe tregim force. Gjithçka matet me shifra dhe me forcë.

Ndonëse në një shtet demokratik edhe mendimi i një njeriu të vetëm është i vlefshëm dhe merret në konsideratë, në të tilla vende me liderë të cilët si vizion kanë fuqizimin e vetes së tyre, ato që konsiderohen janë vetëm shifrat. Vuçiç shprehet se nga opozita kanë dalë të protestojnë  vetëm 7500 qytetarë, ndërsa ai do të organizojë anti-mitingun më të madh të realizuar ndonjëherë në Serbi, duke nxjerrë në rrugë plot 130 mijë njerëz. Edhe pse mbështetësit e Vuçiç-it prej ekspertëve janë konsideruar në përgjithësi si njerëz të pashkolluar, rregulli i vlerësimit të sasisë para cilësisë duket të gjejë zbatim edhe në këtë rast si në çdo formulë tjetër të matjes së suksesit nga liderët autoritar.

E njëjta gjë ndodhi më 16 shkurt në Shqipëri, në protestën e parë të opozitës ku kryeministri shkoi në Vlorë, duke iu shmangur përballjes dhe përgjegjësisë dhe duke mbledhur edhe ai një turmë për të treguar forcën e tij. Forma dhe shifrat në të tilla regjime prevalojnë mbi përmbajtjen, duke tentuar të fshehin thelbin.

Të njëjtën strategji të demonstrimit të forcës e ka përdorur edhe Erdogan më herët në Turqi. Në zgjedhjet e fundit lokale edhe pse humbi dy Bashkitë më kryesore, atë të Ankarasë dhe Stambollit, nuk pranoi të mbante përgjegjësi, por zgjodhi sërish propagandën si kundërpërgjigje.

“Njerëzit që bënë premtime të rreme, le të vazhdojnë. Ne do të shohim se si do të qeverisin ata”, u shpreh Erdogan pas shuplakës në zgjedhje.

Rezistenca ndaj liderëve me mendësi despotike po shtrihet në të gjithë Ballkanin, e quajtur nga mediat ndërkombëtare dhe si “Pranvera Ballkanike”, ndonëse duke parë atë po ndodh, ky rajon duket sikur po kalon më tepër një stinë dimri.

Propaganda është në dozat e fundit të efektit të saj, pasi askush nuk po bindet më prej fjalëve, shifrave dhe sfondeve. I gjithë Ballkani në një sintoni të plotë ka vetëm një kërkesë: Ndryshimin e sistemit.

©Lapsi.al

Klajdi Thaçi

Të këshilluara

Edi Rama i pergjigjet Elez Biberajt

I dashur Elez, e kam lexuar jo pa keqardhje, fjalën Tuaj në ceremoninë e përvjetorit të 110-të të gazetës "Dielli". Konsiderata personale për Ju, e lidhur me...

20:22

Ku po shkon Shqipëria?

... Shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore me të drejtë duhet të jenë krenarë për arritjet e tyre kombëtare, politike, ekonomik...

21:33

Lali Eri, kapitullimi para oligarkëve

Nga Kleo Kostenja/ Teksa po ndiqja Kryetarin e Bashkisë së Tiranës në Opinion, më shumë i shtyrë prej kureshtjes se si planifikon ai të vazhdojë të kthejë metro...

17:09

Mos ia bëni këtë nder Erion Veliajt

Nga Pano Soko / Mos e shani Erion Veliajn, sepse i bëni nder. Kushdo që shan personin Erion, thjesht sa bie në kurthin që ai ka përgatitur me aq kujdes. Ti e s...

13:10

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI