Flash

Mos e thërrisni më Rudina e Azemit

Lapsi.al 18 April 2019
Mos e thërrisni më Rudina e Azemit

Megjithëse Sali Berisha e ka quajtur “e bija e të atit”, duke iu referuar kokëçarjeve që ish themeluesi i PD-së i sillte partisë së tij, Rudina Hajdari nuk ka asgjë të përbashkët me Azemin, përpos mbiemrit.

Ajo është e brishtë, ai ishte i vrazhdë. Ajo ka armë buzëqeshjen, ai se ndante koburen nga brezi.

Ajo vjen në politikë nga një edukim perendimor, ai qëndronte aty edhe falë lidhjeve me botën e krimit.

Ajo është tallur shpesh nga kundërshtarët, si më e kultivuar sesa duhet, ai se e shprehte hapur mungesën e kësaj dhuntie.

Rudina nuk ka vizion historik për misionin e saj, Azemi besonte në ringjalljen e Mujit dhe Halilit në ditët e sotme.

Por, pavarësisht nga këto dallime, në këtë botë ku logoja është gjithçka, Rudina Hajdari nuk po shkëputet dot, nga pesha e “markës” që mban mbi supe.

Kur Basha e katapultoi në parlament në zgjedhjet e 2017, kritikët e tij brenda PD dhe armiqtë e opozitës e panë këtë si shembullin tipik të përdhunimit të meritokracisë. Për ta, ajo ishte aty thjeshtë si vajza e babait. Të dyja palët, në një kor të përbashkët, ripostonin në media gafat në parlament, sikur donin të theksonin se politika nuk është një talent që trashëgohet.

Sot rolet kanë ndryshuar.

Përndjekësit e djeshëm e kanë shndërruar në heroinë, kurse opozita zyrtare e ka shpallur tradhëtare të idealit të Azemit, duke inskenuar edhe fabulën e shëmtuar të kundërvënies së vëllait ndaj motrës.

Këto anatemime nga ish krahu i saj politik do të shtohen me siguri në ditët e ardhshme, tani që Rudina ka marrë rolin e lideres së grupit të PD, dhe ka folur për përfaqësimin e çetës të të mosbindurve në zgjedhjet e qershorit.

Po a duhet gjykuar Rudina për zgjedhjet e saj? A përbën sot një mëkat mos i bindesh urdhërave të kryetarit të partisë? A ka të drejtë të ndjekë një rrugë të ndryshme, qoftë nga ajo që predikon Basha, apo qoftë nga ajo që kanë votuar masivisht forumet e PD?

Natyrisht që PO.

Megjithëse personalisht jam një nga ata që e ka mbështetur obsionin e djegjes së mandateve si të vetmen zgjidhje, megjithëse e shoh si idiotësi pjesmarrjen e opozitës, me Ramën kryeministër, në zgjedhjet e qershorit, e quaj të pamoralshëm madje demokratikisht të rrezikshëm, linçimin që po i bëhet Rudinës si tradhëtare e partisë dhe kujtimit atëror.

Politikisht, si vajzë, ajo është në të drejtën e saj legjitime të “vrasë babain”.

Moralisht, atë se pengon askush të jetë kundër rrugës me të cilën Lulzim Basha po drejton partinë, apo zgjedhjes së tij plot enigma për të djegur mandatet. Deri këtu Rudina Hajdari nuk mund të akuzohet, as për zdërhallje në shtratin e armikut, as për besëthyerje tropojaneje.

Problemi i saj qëndron tek hipoteza që sapo shpalli, për të hyrë në zgjedhje. Sepse të gjithë e imagjinojnë lehtësisht se si do të jetë gara elektorale, nëse opozita vendos të mos marrë pjesë. Ajo do të ketë ngjyrat dhe formën e një farse. Aty, nën panikun për të ruajtur një demokraci fasadë, Edi Rama do të manipulojë vota ngado. Ai nuk do të përpiqet të rrisë vetëm pjesmarrjen, por do të tregohet bujar edhe për të falur përqindje për opozitën e re. Pra shkurt, ai do të tentojë të bëjë atë që deshi të realizojë Ramiz Alia para se Azem Hajdari të dilte në rrugë: një pluralizëm fallco, ku PPSh-në do ta konkuronin levat e saj, Bashkimet Profesionale, Bashkimi i Rinisë dhe Bashkimi i Grave.

Vetëm në këtë rast Rudina Hajdari do ta tradhëtonte imazhin e Azemit. Dhe kjo jo për fjalorin, mënyrën e të bërit politikë apo stilin e përçimit të saj. Aty ajo është e lirë ta vrasë babain. Por, nëse ajo mbështet pluralizmin fallco që po kërkon të rivendoset pas tre dekadash, aty ajo shkel mbi një vokacion, mbi një ndarje thelbësore që shkon përtej mosdakordësisë me Bashën, Berishën apo kujtimin atëror.

Pra, nëse deri më tani, me të drejtë, ajo ka dëshmuar se nuk kërkon të jetë në politikë vetëm falë mbiemrit, në rast se bëhet pjesë një parodie elektorale, ajo rrezikon shumë më tepër. Ajo distancohet dhe nga i vetmi akt i pastër dhe i pa kundërshtueshëm me të cilin Azem Hajdari do mbetet në histori: vendosja e pluralizmit politik.

Vetëm në këtë rast ajo e meriton çdo lloj epiteti që i kanë vendosur padrejtësisht paradhënie. Sepse vetëm ashtu ajo nuk do të jetë më Rudina e Azemit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Ne e dogjëm vetë katedralen tonë

Heshtja kaploi mbrëmë miliona njerëz, ndërsa ndiqnin live djegien e katedrales së Notre Dame të Parisit. Rrallëherë fatkeqësia e një godine mund të prekë aq the...

17:00

Lleshi, gjenerali i policisë së vdekur

Sulmeve të ashpra të opozitës dhe shqetësimit të publikut për grabitjen spektakolare të tetë milionë eurove, në aeroportin e Rinasit, ministri i Brendëshëm i ës...

18:00

Grykësi që qesh me Elez Biberajn

Në një përpjekje të sforcuar për t’i mësuar Elez Biberajt “gjuhën e gazetarisë së vërtetë”, që nxënësi i vetëshpallur i Konicës pretendon se e njeh më mirë se k...

23:33

Tani ia vlen ta mbështesim Albin Kurtin

Me një LDK që po e konsideron vetën fituese të zgjedhjeve ende pa u mbajtur ato, me një pushtet që po degradon, me Kosovën që po zbrazet çdo ditë, iniciativa e ...

16:27

Në të sëmës shkofshin PS e PD !

Më 10 prill 2017, bashkë me shkrimtarë të tjerë, u ftova në çadrën e ngritur nga PD në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”. E prita ftesën me kënaqësi, por me kusht...

13:51

Rilindja përballë pasqyrës së përgjimeve

Skandali i përgjimeve të prokurorisë, që tregonte se si dy shefa policie manipulonin me para në dorë dëshmitarin kryesor të dosjes së Agron Xhafajt, i publikuar...

18:15

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI