Flash

Djegia e Notre Dame e bën librin e Hygo-it më të shiturin në Amazon

Lapsi.al 18 April 2019
Djegia e Notre Dame e bën librin e Hygo-it më të shiturin në

Viktor Hygo e kishte përshkruar tepër saktë momentin që flakët do të përfshinin Katedralen më të vizituar të Parisit, “Notre Dame”, në romanin e shkruar në vitin 1831. Kjo i ka bërë njerëzit që pas djegies së katedrales, t'i rikthehen sërish librit ose ta lexojnë atë për herë të parë.

“Katedralja e Parisit” e Hygoit u shndërrua në librin më të shitur në “Amazon” pas shkatërrimit të pjesshëm të saj nga flakët. Gjenialiteti i shkrimtarit të madh po merret për profeci, por ndërkohë teoritë konspirative këmbëngulin se ka një profeci të vërtetë në këtë mes, atë të Nostradamusit, që e ka parashikuar sipas tyre këtë ditë.

“‘Zonja jonë’ do të qajë për të gjithë ne dhe do të shkëlqejë në distancë. Me ardhjen e pranverës, një kishë e të gjitha kohërave do të digjet për mëkatarët”, thuhet të ketë shkruar ai, duke parashikuar kështu djegien e katedrales.

Ngjashmëria është e madhe mes asaj që panë sytë e të gjithë botës, pasditen e së hënës, dhe përshkrimit që i bën gjiganti i letrave franceze, momentit kur Quasimodo përdor zjarrin dhe gurët për të luftuar me turmën poshtë, me bindjen se kështu do të shpëtonte Esmeraldën.

“Sytë e të gjithëve ishin drejtuar te maja e katedrales. Ajo që po shihnin tani ishte diçka e jashtëzakonshme. Në galerinë më të lartë, përmbi rozetën qendrore, dukej një flakë e madhe që ngrihej ndërmjet dy kambanareve në një vorbull shkëndijash; ishte një flakë e madhe, e çrregullt dhe e furishme, së cilës era i rrëmbente herë-herë ndonjë thekë, së bashku me tymin. Nën atë flakë, përfund parmakut të errët me tërfila vezullues, dy ullukë që dukeshin si dy gryka përbindëshash villnin pa pushim atë shi të zjarrtë, currilet e argjendta të të cilit shndritnin në pjesën e poshtme të zymtë të fasadës”.

Të këshilluara

Bie rrufe në Akropol, plagosen 4 persona

Katër persona janë plagosur ditën e sotme pasi një rrufe goditi kodrën e Akropolit në Athinë gjatë një stuhie, njofton media greke “Kathimerini”. Sipas të dh...

17:11

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI