Flash

Disiplina nuk e fal, por Ngo'o gjen mënyrën të jetë në fushë kundër Kukësit

Lapsi.al 18 April 2019
Disiplina nuk e fal, por Ngo'o gjen mënyrën të jetë

Micheal Ngo’o do të jetë në fushë në ndeshjen kundër Kukësit, shumë e rëndësishme për bardheblutë, që nuk duan të kthehen në ethet e mbijetesës, pavarësisht rrëzimit të kërkesës së lojtarit nga Komisioni i Disiplinës si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive. Tirana që ishte në pritje të përgjigjes së instancave përkatëse të Federatës Shqiptare të Futbollit, ka startuar menjëherë planin B, që ishte gati në rast se Disiplina nuk do pranonte faljen e anglezit.

Kështu, bardheblutë kanë bërë të ditur se do të bëjnë shlyerjen e dënimit të dy ndeshjeve të mbetura përmes pagesës, për të patur në fushë shtatlartin në ndeshjen kundër Kukësit. Ngo’o kishte kryer dënimin e tre ndeshjeve të para dhe klubi kishte shpresuar në një falje të pjesë së mbetur të dënimit, por në të kundërt ishte gati pagesa. Kjo lidhej edhe me faktin e gjendjes fizike të lojtarit, që sic duket është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në gju dhe do të udhëheqë sulmin e bardhebluve të shtunën.

Sulmuesi anglez ishte dënuar në fakt pesë ndeshje, pas ngjarjeve në përfundim të sfidës në Selman Stërmasi kundër Lacit, ku u bë protagonist i një incidenti në tunelin që të con në dhomat e zhveshjes, me presidentin e Lacit Pashk Laska. Ngo’o ishte një nga lojtarët më në formë të bardhebluve, ndaj dhe tekniku Mema ka këmbëngulur që të ketë në dispozicion sulmuesin anglez për këtë ndeshje tepër të rëndësishme.

Të këshilluara

Video/ Sterling kthen avantazhin për City

Ndeshja e jashtëzakonshme në Etihad, mes City e Tottenham. Raheem Sterling ka kthyer avantazhin në favor të skuadrës së Guardiolës, duke i cuar shifrat në 3-2 n...

21:27

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI