Flash

100 personat më të fuqishëm në botë, me tyre edhe Mateo Salvini

Lapsi.al 18 April 2019
100 personat më të fuqishëm në botë, me tyre edhe Mateo

Revista amerikane Time ka renditur Matteo Salvinin mes 100 personave më të fuqishëm në botë.

Në kategorinë e liderëve, zëvendës kryeministri e ministri i brendshëm italian, Matteo Slavini është i vetmi italian përkrah personaliteteve si Papa Francesco,  Donald Trump, XI Jinping,  Greta Thunberg etj.

"Është lideri më i diskutueshëm në Europë, e pas zgjedhjeve europiane të majit, mund të jetë dhe lideri më i fuqishëm në Europë,"- shkroi Time.

Nën komentin e analistit politik amerikan, Steve Bannon, Time e prezanton Matteo Salvinin me sloganin "Erdhi, pa e poston në Facebook".

"Është politikani më antikonvecional, një turbinë takimesh,  fjalimesh, energjie e të gjitha live në profilet e tij sociale. I financuar me pak para, por me mjaft kurajë, këmbëngulje, Salvini shpreh një mesazh të qartë,"- shkruan Times. "Solli rilindjen e krenarisë kombëtare italiane si dhe i diktoi Brukselit ligje mbi politikat e emigracionit."

Image

Sipas revistës amerikane, në postin e Ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini ka realizuar objektivat e fushatës së tij elektorale si mbyllja e porteve italiane për emigrantët klandestinë, lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore deri në një debat të ashpër me institucionet europiane."

Salvini është i vetmi politikan italian i zgjedhur nga Times, në kategorinë leaders dhe pse në listën e 100 më të fuqishmëve në botë renditen dhe italianët, shefi i kuzhinës Massimo Bottura dhe  Pierpaolo Piccoli, drejtori ekzekutiv i markës më të famshme italiane të modës Valentino.

Të këshilluara

Bie rrufe në Akropol, plagosen 4 persona

Katër persona janë plagosur ditën e sotme pasi një rrufe goditi kodrën e Akropolit në Athinë gjatë një stuhie, njofton media greke “Kathimerini”. Sipas të dh...

17:11

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI