Flash

Video/ Llorente e VAR eleminojnë Guardiolën, poker i Liverpool në Oporto: përcaktohen gjysëmfinalistët

Lapsi.al 17 April 2019
Video/ Llorente e VAR eleminojnë Guardiolën, poker i Liverpool në

Emozione, gola e spektakël në Manchester, ku pas shtatë realizimesh e gati 100 minutash Tottenham rrëmben gjysëmfinalen e Champions League: në shtëpinë e City përfundon 4-3, deciziv për Spurs goli i spanjollit Fernando Llorente, pas rikuperimit të skuadrës së Guardiolës nga 1-2 në 4-2. Nuk është më pak spektakolare sfida në Do Dragao, por natyrisht nuk kishte dramacitetin e euro derbit britanik: -14 imponohet Liverpool përballë Porto, duke u bërë skuadra e dytë angleze në katër më të mirat e kompeticionit.

Champions League - Semi-finals April 30

21:00 Barcelona ? - ? Liverpool

21:00 Tottenham Hotspur ? - ? Ajax

1-0 e ndeshjes së parë në Londër, City e barazoi pas vetëm 4 minutash lojë me Sterling. E pikërisht aty nisi cmenduria në Etihad: Manchester City-Tottenham ishte menduar një ndeshje e paparashikueshme, por jo deri në këtë pikë. Katër gola u shënuan në harkun e 11 minutave: reagimi i Spurs ishte i tërbuar. Son në minutën e 7 vendosi barazinë, përpara se të shënonte edhe golin e avantazhit në minutën e 10. Por përpara se tifozët të mund të merrnin frymë, erdhi edhe barazimi i minutës së 11 nga Bernardo Silva. 10 minuta më pas Raheem Sterling kompletoi përmbysjen, duke kthyer avantazhin në favor të skuadrës së Guardiolës. Në këtë pikë, Citizens kishin nevojë edhe për një gol për tu kualifikuar e pas pushimit u duk se u kthyer edhe më të fortë me diagonalen e Agueros që shënoi golin e katërt përballë londinezëve, duke shlyer kështu penalltinë e humbur në ndeshjen e parë. Argjentinasi realizoi në minutën e 59, duke e kaluar presionin në kampin kundërshtar. Këtu u fut në lojë zemra e Spurs, fillimisht për të bllokuar presionin e vendasve, e pastaj të rrëmbenin kualifikimin me golin e Mbretit Luan. Londinezët pasi prekën fundin, u rikthyen sërisht me golin e Fernando Llorente. Sulmuesi spanjoll ngushtoi shifrat në 4-3, duke kthyer edhe një herë kualifikimin në anën e Spurs, që gjetën mbështetjen e VAR në anullimin e golit të Sterling në minutën e 92', që do ti kishte përmbysur edhe një herë situatat.

Fitore e kualifikim për në gjysëmfinale, që u arrit me shumë thjeshtësi nga Liverpool, që goditën në Dragao me minimumin e sforcos. Reds finalizon praktikisht cdo rast të krijuar e bën festë me golat e tridhëmbëshit të tyre vrastar dhe të Van Dijk. Të fortë edhe nga rezultati 2-0 i ndeshjes së parë, skuadra e Klopp i dha shumë pak shanse portugezëve, pavarësisht supremacisë territoriale nën një shi të vazhdueshëm. Për teknikun gjerman të anglezëve rritet në mënyrë impresionuese seria fitimtare në Europë, ku nuk është eleminuar kurrë në përplasje të dyfishta (humbjet e vetme janë në finalet e Europa League e Champions). Liverpool zgjat serinë prej 17 rezultatesh pozitive mes Premier e Kupave, duke arritur në gjysëmfinale Barcelonën, në një përplasje të dyfishtë që premton shkëndija.

Të këshilluara

Video/ Sterling kthen avantazhin për City

Ndeshja e jashtëzakonshme në Etihad, mes City e Tottenham. Raheem Sterling ka kthyer avantazhin në favor të skuadrës së Guardiolës, duke i cuar shifrat në 3-2 n...

21:27

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI