Flash

Prapaskena/ Agnelli konfirmon Allegri: tekniku ka kthyer përgjigje para ndeshjes me Ajax

Lapsi.al 17 April 2019
Prapaskena/ Agnelli konfirmon Allegri: tekniku ka kthyer përgjigje para

Juventus do të shkojë përpara me Massimiliano Allegri, pavarësisht eleminimit nga Champions League, në cerekfinale përballë Ajax. Në komunikimin pas ndeshjes presidenti Andrea Agnelli ka konfirmuar në fakt idenë e vazhdimit të ciklit të livornezit. “Me Allegri në pankinë”, kanë qenë fjalët e presidentit juventin.

Këtë hipotezë e ka përforcuar edhe tekniku i bardhezinjve, pavarësisht zhgënjimit të madh të tifozëve për eleminimin në shtëpi nga hollandezët. Në fakt, sipas asaj që tregon tekniku, vendimi është marrë që më parë, me Allegri që ka kthyer përgjigje pozitive për të vazhduar drejtimin e kampionëve të Italisë, përpara se të luhej ndeshja në Stadium, e kur rezultati i sfidës në Johan Cruijff Arena ishte premtues: "Dy ditë më parë kam folur me presidentin Agnelli, do të takohemi në ditët e ardhshme për të programuar të ardhmen. I kasha thënë që më parë që do të qendroja".

E ardhmja e Allegri quhet Juventus, të paktën sipas atyre që thuhen në të nxehtë pas ndeshjes. Tekniku dhe Agnelli do të shihen për të diskutuar termat e kontratës së re, sepse ajo aktuale përfundon më 2020, si dhe për projektin e ri bardhezi, edhe pse ndjesia është se ky eleminim nuk mund të kalojë pa u ndjerë dhe Allegri e di mirë.

Të këshilluara

Video / Ajax përmbys Juventus në Torino

Ajax ka dyfishuar ndaj Juventusit në Torino. M. de Ligt është autori i golit të dytë të skuadrës së tulipanëve në minutën e 67'. https://cdnja.r.worldssl.net...

22:34

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI