Flash

Notre Dame mbyll dyert për publikun, zbulohet për sa kohë

Lapsi.al 17 April 2019
Notre Dame mbyll dyert për publikun, zbulohet për sa kohë

Për të paktën 5-6 vite, Notre Dame do të mbyllet për publikun. Këtë gjë e ka pohuar prifti dhe rektori i katedrales. Katedralja, ndër të tjera nuk ishte e siguruar ndaj edhe i takon Francës të marrë përsipër shpenzimet.

Ndihma e mbledhur prej kontribuesve privatë

Shtetit francez do t’i vijnë, megjithatë, në ndihmë kontributet e mbledhura në mënyrë private, që vetëm gjatë së martës kanë prekur koutën e 700 milionë eurove dhe në një kohë të shkurtër do kalojnë edhe shifrën e  miliardëve. Ndërkohë ministri i Kulturës, Franc Riester, ka garantuar që “shteti do bëjë atë që duhet”.

Solidariteti i katedraleve të Francës

Ndër të tjera, këmbanat e të gjithë katedraleve të Francës do të kumbojnë sot rreth orës 18:50, orë ku gjatë të hënës katedralja e Notre Dame u përfshi nga flakët, shkruan France info. Një gjest solidariteti që kërkon të simbolizojë edhe bashkimin kombëtar përballë fatkeqësisë.

"Përfitoj nga rasti për t’i shprehur komunitetit dioqez të Parisit dhe të gjithë parizienëve dashurinë time të madhe dhe afrimitetin tim pas zjarrit në Katedralen e Notre Dame.”-janë këto disa nga fjalët e shqiptuara nga papa Francesku në sheshin  e “San Pietro”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI