Flash

Miriam Cani: Përse nuk konkuroj në festivalet shqiptare

Lapsi.al 17 April 2019
Miriam Cani: Përse nuk konkuroj në festivalet shqiptare

Miriam Cani gjithnjë ka qëndruar e tërhequr nga festivalet shqiptare, ndryshe nga bashkëshorti i saj.

Këngëtarja shqiptare ka folur në një intervistë për “Revistën Class”, se cila është arsyeja që e mban larg skenave të festivaleve.

Miriam shprehet se festivalet i krijojnë shumë siklet dhe duke qenë një person shumë i ndjeshëm, ajo mund të mos e përjetonte mirë idenë e garës.

“Ka qenë gjithmonë një vendim i imi personal. Ideja e garës është diçka që më krijon shumë siklet pasi gjatë rrugës mund të lindin shumë keqkuptime. Jam një njeri i ndjeshëm dhe mendoj se mund të mos e përjetoja shumë mirë. Kam dashur të shprehem në mënyrë të drejtpërdrejtë tek publiku me muzikën time apo projektet e mia artistike. Të kem një marrëdhënie direkte me publikun”.

E pyetur se këngët e kujt pëlqehen më shumë të sajat apo të Albanit, Miriam u shpreh se nuk mund të bëjë krahasime direkte, por bashkëshorti i saj është unik në gjithçka që bën:

“Jemi pak të ndryshëm në muzikë ndaj dhe nuk mund të bëjmë krahasime direkte.  Ndryshe nga Albani unë jam shumë herë më pak aktive në tregun e muzikës shqiptare pasi i jam dedikuar më shumë televizionit në këto 10 vitet e fundit. Por, pavarësisht kësaj, Albani është kantautor dhe unik në gjithçka që bën. Për këtë u binda më shumë se kurrë kur ai e mbushi tre netë Pallatin e Kongreseve si “Solo Artist”, si askush më parë në historinë e muzikës shqiptare!”

Të këshilluara

Mamaja e Britney shqetëson fansat

Mami i Britney Spears, Lynne, ka shqetësuar fansat pas një postimi në Instagram. Ndërsa këngëtarja po kontrollohet në një qendër psikiatrike për problemet e ...

12:51

Numërimi misterioz i Taylor Swift

Taylor Swift di si ta tërheqë vëmendjen. Këngëtarja amerikane publikoi në “Instagram” një numërim mbrapsht misterioz që përfundon më 26 prill. Si për mos të mj...

10:49

Tradhëtoi moderatoren, Kevin thyen heshtjen

Për herë të parë, ish-bashkëshorti i moderatores amerikane Wendy Williams ka thyer heshtjen për divorcin. Gjashtë ditë pasi Wendy dërgoi kërkesë për divorc, Ke...

10:27

47-vjeçarja tregon linjat perfekte

Falë fizikut të saj perfekt, ajo ka arritur maja në karrierën e saj. Është fjala për Brooke Burke, e cila i ka surprizuar fansat me një foto të publikuar në “In...

18:57

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI