Flash

Ish-presidenti i Perusë tenton vetëvrasjen pas akuzave për rryshfet

Lapsi.al 17 April 2019
Ish-presidenti i Perusë tenton vetëvrasjen pas akuzave për

Ish-presidenti i Perusë, Alan Garcia, ka tentuar të vrasë veten para se policia të arrijë në shtëpinë e tij për ta arrestuar në lidhje me akuzat për rryshfet. BBC raporton se ish-presidenti Garcia e qëlloi veten në qafë dhe gjendja e tij shëndetësore është kritike.

Ai është akuzuar për marrjen e ryshfetit nga kompania ndërtuese braziliane Odebrecht. Hetuesit thonë se ai mori ryshfet nga kompania gjatë mandatit të tij të dytë në detyrë, lidhur me një projekt të ndërtimit të linjës së metrosë në kryeqytet, shkruan Rel.

Por, zoti Garcia ka thënë se ai është viktimë e persekutimit politik. Alan Garcia ishte presidenti nga viti 1985 deri në vitin 1990, ndërkaq fitoi edhe një mandat tjetër pesëvjeçar në vitin 2006 deri më 2011.

Kompania Odebrecht është në qendër të skandalit më të madh të korrupsionit në Amerikën Latine. Në bazë të një marrëveshje të pranimit të fajësisë në vitit 2016 me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, kompania pranoi që u ka paguar zyrtarëve të korruptuar në mbarë Amerikën Latine rreth 800 milionë dollarë në këmbim të kontratave të mëdha të infrastrukturës.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI