Flash

Humbja në Champions i kushton Juventus 13,1 milionë euro

Lapsi.al 17 April 2019
Humbja në Champions i kushton Juventus 13,1 milionë euro

Nuk arrin dot kuotën 100 milionë euro Juventus. Me eleminimin në cerekfinale, bardhezinjtë nuk e kanë arritur apo kaluar kufirin e 100 milionë euro, që do të hynin në arkat bardhezi si të ardhura nga ky sezon i Champions League. Për "faj" të Ajax, Zonja e Vjetër është ndalur në 94,1 milionë përfshirë përfshirë premiot Uefa, por pa të ardhurat nga Stadium (vetëm në cerekfinalet e kthimit ishin 5 milionë euro). Sipas llogarive të bëra nga Corriere di Torino, nga këta 94,1 milionë, 18,3 vijnë nga market pool, 15,3 nga bonusi i pjesëmarrjeve, 29,7 nga renditja historike e 10 vjecarit të fundit, 10,8 nga rezultatet e 9,5 falë bonusit për 1/8 e finaleve dhe 10,5 nga kualifikimi në cerekfinale.

Mungesa e kualifikimit në gjysëmfinale, do ti kushtojë rreth 12 milionë euro bonus e 1,1 milionë të market pool. Me të cilat Juventus do të mund të kalonte për herë të dytë, pas sezonit ku shkoi në finale e Cardiff, kuotën 100, duke arritur deri në 107.

Dështimi në Europë është ndjerë edhe në Bursë: në hapjen e Piazza Affari aksionet bardhezi janë rrëzuar -24%, ppërpara se të pësojnë një lloj ngjitje (-19%), pak më pas. Në rritje të pashmangshme aksionet e Ajax në Bursën e Amsterdam: +10% në hapje.

Të këshilluara

Video / Ajax përmbys Juventus në Torino

Ajax ka dyfishuar ndaj Juventusit në Torino. M. de Ligt është autori i golit të dytë të skuadrës së tulipanëve në minutën e 67'. https://cdnja.r.worldssl.net...

22:34

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI