Flash

E pabesueshme, Salah ka kërkuar shitjen nga Liverpool: faji është i Klopp

Lapsi.al 17 April 2019
E pabesueshme, Salah ka kërkuar shitjen nga Liverpool: faji është

Një lajm sportivisht në limitet e të pabesueshmes ka tronditur vigjiljen e Champions League të Porto-Liverpool: Mohamed Salah ka kërkuar shitjen nga Reds. Sipas asaj që bën të ditur As, sulmuesi egjiptian është takuar me drejtuesit e klubit anglez, duke i kërkuar që në merkaton e verës të shitet. Motivi lidhet me një raport jo idilik me teknikun Jurgen Klopp, që është përkeqësuar nga një diskutim i fortë që ka patur me gjermanin.

Lajmi është nga ata që marrin rëndësi të vecantë e që natyrisht ka trazuar kampin e Liverpool, pikërisht në vigjilje të cerekfinales së kthimit me Porto. Sipas burimeve të portalit spanjoll, që vijnë nga dhomat e zhveshjes së Liverpool, Salah e ka bërë kërkesën për tu shitur në fund të sezonit, pikërisht për shkak të raportit të komplikuar me Klopp.

Një tension që në fushë gjatë Premier League nuk është kuptuar ose shfaqur kurrë, por duke përdorur vullnetin si kusht, sulmuesi egjiptian mund të detyronte zyrtarisht Liverpool përmes "Transfer Request", një mekanizëm në Premier league sipas të cilit një lojtar i komunikon shoqërisë dëshirën për tu shitur. Përmes ndërmjetësimit të pronarëve të klubit Salah është bindur të mos e nisë kërkesën, në këmbim do të pranohet shitja e tij në fund të sezonit nga klubi, në kushte të përshtatshme për të gjithë e duke kënaqur dëshirën e tij për tu larguar nga Anfield.

Të këshilluara

Video / Ajax përmbys Juventus në Torino

Ajax ka dyfishuar ndaj Juventusit në Torino. M. de Ligt është autori i golit të dytë të skuadrës së tulipanëve në minutën e 67'. https://cdnja.r.worldssl.net...

22:34

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI