Flash

Dialogu me Kosovën, Lavrov: Do pranojmë zgjidhjen që i përshtatet Serbisë

Lapsi.al 17 April 2019
Dialogu me Kosovën, Lavrov: Do pranojmë zgjidhjen që i

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka theksuar qendrimin e Moskës zyrtare në përkrahje të Serbisë, përsa i përket parakushtit për heqjen e taksës doganore mbi mallrat dhe produktet serbe, në këmbim të rivendosjes së dialogut dhe normalizimit të marrëdhënies me Kosovën. “Ne, kemi theksuar vazhdimisht se do të pranojmë çdo zgjidhje që i përshtatet Serbisë, pikë”, u shpreh Lavrov pas takimit që zhvilloi ditën e sotme me homologun e tij serb, Ivica Daçiç.

Numri një i diplomacisë ruse vuri në dukje se zbatimi i rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), është e vetmja mënyrë për kapërcimin e vakumit të komunikimit mes Prishtinës dhe Beogradit, që siguron njëkohshëm edhe ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë. Në fjalën e tij për mediat, kryediplomati serb Daçiç, bëri të ditur se gjatë takimit me Lavrov-in u bisedua edhe rreth takimit të radhës mes presidentit rus, Vladimir Putin-it dhe  kreut të shtetit serb, Aleksandar Vuçiç-it. “Serbia nuk është në gjendje të mbrojë interesat e vendit pa ndihmën e Rusisë”, the Daçiç, duke deklaruar se Beogradi nuk do të ndërmarrë asnjë veprim të pakonsultuar më parë me rusët në lidhje me Kosovën.

Presidenti Vuçiç pritet të udhëtojë drejt Kinës për të zhvilluar një takim me homologun e tij rus Putin, në kuadër të forumit euroaziatik “Brezi dhe Rruga” që do të mbahet më datat 25-27 prill. Ky takim është njoftuar nga zyra e shtypit e presidencës serbe, pas takimit të Vuçiçit ditën e djeshme me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Cepurin. Nga informacionet paraprake, në fokus të agjendës së bisedimeve do të jetë bashkëpunimi i dyanshëm dhe situata rajonale.

Takimi i fundprillit është i dyti në radhë mes dy presidentëve gjatë këtij viti. Më herët, më  17 janar, Putin vizitoi Beogradin ku deklaroi se pajtohej që me Prishtinën të arrihej një marrëveshje e pranueshme me të drejta dhe detyrime reciproke në përputhje me rezolutën 1244.

Më pas, Vuçiç pritet t’i drejtohet Berlinit për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, në një mbledhje të parashikuar nën përkujdesin e Gjermanisë dhe të Francës, me qëllim përafrimin e qëndrimeve të palëve rreth një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI