Flash

Premier League/ Hennessey bën përshëndetjen naziste, injoranca e shpëton: "Nuk e di ç'është"

Lapsi.al 16 April 2019
Premier League/ Hennessey bën përshëndetjen naziste, injoranca e

Nuk e dinte përshëndetjen naziste. Për këtë arsye, për shkak të injorancës, futbollisti uellsian Wayne Hennessey, portieri i Crystal Palace, ka evituar skualifikimin ose dënimin. 32 vjecari, në 5 janar, pas një feste për të kurorëzuar suksesin në Kupën e Anglisë përballë Grimsby, klub i League Two, ka postuar në Instagram një foto ku ka bërë gjestin me krahun e shtrirë përpara. Autori i fotos është shoku i skuadrës gjermani Max Meyer, e kështu ndoshta edhe ai duhet të ishte përfshirë në hetim.

Football Association kishte nisur një hetim, në përfundim të së cilës është vendosur të mos ndëshkohet Hennessey, për manifestim injorance. Uellsiani është mbrojtur duke pretenduar se nuk e dinte se gjesti i tij ishte imitimi i përshëndetjes naziste. Ka treguar madje imazhe të tjera në mbështetje të tezës së tij, ku duket i njëjti gjest me krahun e djathtë të shtrirë. Për tu shfajësuar, portiere ka dhënë versionin se me krahun, donte të tërhiqte vëmendjen e një kamarieri. "Në fakt, Hennessey ka treguar një nivel të konsiderueshëm injorance – është konkluzioni i panelit të FA - mbi gjithcka që ka të bëjë me Hitler, fashizmin e regjimin nazist. Për sa e cuditshme të duket që dikush të injorojë një pjesë kaq të rëndësishme të historisë e të botës ku jetojmë, nuk mund të përjashtojmë që bëhet fjalë në rastin e tij”.

Kështu, asnjë skualifikim e madje as gjobë, por një ftesë për të studiuar historinë. Duke marrë në konsideratë personazhin, ndoshta ky është ndëshkimi i vërtetë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI