Flash

Milan-Lazio nuk ka mbaruar: shtatë lojtarë rrezikojnë skualifikimin

Lapsi.al 16 April 2019
Milan-Lazio nuk ka mbaruar: shtatë lojtarë rrezikojnë

Një histori e pambyllur mes Milan e Lazios e jo vetëm për faktin se do të luajnë sërisht në gjysëmfinalet e Kupës së Italisë, të mërkurën e ardhshme, por për zënkën që shpërtheu në përfundim të ndeshjes të së shtunës, përvec cështjes Acerbi. Janë shtatë lojtarët që rrezikojnë sanksionimin: Luiz Felipe, Patric e Lucas Leiva për bardhekaltrit e Bertolacci, Musacchio, Kessie e Bakayoko për kuqezinjtë.

Tensioni i lartë pas fishkëllimës së trefishtë të Rocchi, shpërtheu një kaos në mesin e fushës mes lojtarëve. Ndër më të axhituarit Kessie, Musacchio, Luiz Felipe e Milinkovic-Savic që janë ndarë nga shokët dhe pjesëtarët e stafit të dy skuadrave.

Duke nisur nga zënka, futbollistët që rrezikonin më shumë sipas indikacioneve janë Bertolacci, Kessie e Musacchio, përvec Luiz Felipe (që ka kapur nga fanella Suso) e Patric: kanë thyer nenin 35 të Kodit të Drejtësisë Sportive, për sa i përket sjelljes së dhunshme ose tepër antisportive që nuk është parë nga arbitri.

Këtyre mund ti shtohet edhe Lucas Leiva: sipas Il Messaggero inspektorët kanë marrë për bazë një frazë që i referohej Ugo Allevi, zyra e shtypit e Milan në karrigë invalidësh: "Rri ulur dhe qepe". Zyrtari kuqezi është përgjigjur: "Kokë k...".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI