Flash

Mendes në Torino për Joao Felix e Ruben Dias: Juventus ka linjën preferenciale

Lapsi.al 16 April 2019
Mendes në Torino për Joao Felix e Ruben Dias: Juventus ka linjën

Juventus-Ajax është rasti edhe për të biseduar për merkaton: Jorge Mendez, kolosi i menaxherëve, llogarit cdo lëvizje me kujdesin më të madh dhe prezenca e tij në Torino për ndeshjen, është një gjest kortezie drejt Cristiano Ronaldo, që do të përpiqet të udhëheqë bardhezinjtë në gjysëmfinalen e Champions. Vizita e portugezit është edhe rasti i një bisede të detajuar me Fabio Paratici, me merkaton e ardhshme të kampionëve të Italisë.

Atë për dy xhevahirët e menaxherit portugez që me këtë ritëm do ta bëjnë të pasur Benfica, ndërsa më të fortë skuadrën që do ti marrë: Joao Felix e Ruben Dias. I pari, që në javën e fundit ka rrëmbyer faqet e para të gazetave sportive në gjithë botën me tregolëshin në Europa League kundër Eintracht, është rritur me mitin e Cristiano Ronaldo e i aftë me veprimet e tij të bëjë për vete klubet e mëdha të Europës. United, City e Real e ndjekin prej kohësh, por Juventus për shkak të raporteve të mira me Mendes, duket se ka një korsi preferenciale: lojtari ka një klauzolë prej 120 milionë, Benfica kërkon të rrisë më tepër, e Jorge po punon për transferimin e tij rreth 100 milionë.

Joao i datëlindjes '99, Ruben Dias, që në fushë luan si qendërmbrojtës, ka dy vite më shumë, kushton natyrisht më pak dhe është një alternativë ndaj De Ligt, mbrojtësit të Ajax që do të zbresë në fushë në mbrëmje në Stadium.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI