Flash

Korrigjimi i kufijve me Serbinë, Haradinaj: Nuk lejojmë ndarjen e Kosovës, s’preken as kufijtë

Lapsi.al 16 April 2019
Korrigjimi i kufijve me Serbinë, Haradinaj: Nuk lejojmë ndarjen e

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë sot në tubimin përkujtimor për disa prej të rënëve të Luftës së Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj, Luan Nimanaj dhe Enver Haradinaj, të dekoruar pas vdekjes me titullin “Dëshmor kombi”. Në fjalën e tij të mbajtur pas ceremonialit përnderues, Haradinaj përmendi rolin e luajtur nga Ushtira Çlirimtare e Kosovës në mbrojtjen e popullsisë civile. “Djemtë më të zotë, luftëtarët më të zotë, që kaluan mbi një vit lufte intensive nga 24 marsi, pa e lëshuar vendbetejën janë vrarë, sepse janë detyruar të dalin pa pozicion lufte, përballë forcave serbe, që të mos i lejojnë të arrijnë tek civilët shqiptarë.”- u shpreh kreu i ekzekutivit të Kosovës.

 

 

Haradinaj nuk la pa përmendur edhe çështjen korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, duke hedhur poshtë çdo mundësi për konkretizimin e këtij propozimi dhe duke nënvizuar se integriteti territorial nuk do të cënohet. “Nuk do të lejojmë të ndahet Kosova, as të preken kufijtë e Kosovës, e as toka e territori  i Kosovës. Kush shkon asaj rruge e ka gabim, qoftë vëlla i yni, qoftë tjetër.”- bëri të qartë kryeministri i Kosovës.

Në përmbyllje të deklaratës së tij, Haradinaj risolli në vëmendje fjalët fyese ndaj shqiptarëve të ish-ministrit serb tëAdministratës Publike, Ivan Teodosijeviq,  i cili mohoi historinë e dhimbshme të Masakrës së Reçakut, ku u vranë barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua. “Ata që mendojnë se mund ta mohojnë dhe të ofendojnë dhimbjet, luftën, plagët, por edhe krenarinë tonë, sepse askush nuk ka të drejtë ta ofendojë krenarinë tonë, sepse nuk është krenari e falur, por që vjen nga jetët e djemve dhe vajzave më të mirë të atdheut, atëherë nuk i bëjnë mirë vetës, rajonit dhe më tutje.”- përfundoi ai.

Shkarkimi i ish-ministrit Teodosijevic, pasoi pezullimin nga detyra të ish-Zëvëndësministres së Drejtësisë, Vesna Mikic, që në datën përkujtimore të 20- vjetorit të bombardimeve të NATO-s në ish-Jugosllavi, bëri një deklaratë ku fajësonte organizatën transatlantike për kryerjen e një genocidi mbi popullsinë serbe.

Të këshilluara

Macron për Notre Dame: Do e rindërtojmë

Pas më shumë se 9 orësh betejë me flakët, zjarrfikësit arritën të vënë nën kontroll zjarrin që përfshiu një pjesë të madhe të katedrales Notre Dame de Paris. ...

10:22

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI