Flash

Champions/ Ajax, në tokën e Juventus, për të përsëritur Madridin: Solskjaer kthehet në fatsjellësin Camp Nou

Lapsi.al 16 April 2019
Champions/ Ajax, në tokën e Juventus, për të

Rezultate që të bëjnë të shfrenosh imagjinatën, ato të arritura në cerekfinalet e vajtjes në Amsterdam dhe Old Trafford, por që natyrisht nuk i heqin dot statusin e favoritit Juventus dhe Barcelonës, kur të zbresin në fushë respektivisht kundër Ajax dhe Manchester United. Hollandezët duan të bëjnë një tjetër performancë si në Madrid, për të arritur gjysëmfinalen, ndërsa United kthehet në stadiumin që i dhuroi trofeun në 1999 me dy gola në minutat shtesë kundër Bayern Mynich.

Italianët e kanë provuar forcën e Ajax në Johan Cruijff Arena, në atë 1-1 ku fitorja mund të kishte anuar nga të dyja kahet, edhe pse natyrisht volumi i lojës dhe rastet më të shumta ishin në favor të Heshtarëve. Allegri vuajti mungesën e Georgio Chiellini, por duhet të bëjë pa të edhe në ndeshjen e kthimit. Mbrojtësi nuk ka rikuperuar dëmtimin në pulpë, por listës së mungesave të bardhezinjve i është shtuar edhe Mario Mandzukic. Sulmuesi ka braktisur stërvitjen pasi ka ndjerë dhimbje dhe nuk do të jetë i gatshëm, me Dybala e Kean që do të luajnë për një vend si titullar.

Ajax në anën tjetër ka shqetësimin vetëm të Frankie De Jong, për të cilin në konferencën për shtyp tekniku Ten Hag ka bërë të ditur se i takon lojtarit të vendosë nëse do të zbresë në fushë nga minuta e parë, duke sakrifikuar. I vetmi ndryshim i hollandezëve, në krahasim me ndeshjen e parë, është Tagliafico i skualifikuar, që do të zëvendësohet nga Mazraoui.

Barcelona ka një gol në transfertë për të mbrojtur dhe duke parë potencialin e katalanasve, duket një mision i përmbushur, por jo nëse konsideron faktin e përmbysjeve me të cilat është mësuar Manchester United në sezonin e fundit: tre fitore në katër janë arritur në transfertë dhe dy prej tyre në minutat shtesë. Camp Nou është një stadium që I kujton nostalgji Ole Gunnar Solskjaer, që në 1999 shënoi një nga dy golat e minutave shtesë, për ti rrëmbyer trofeun Bayern. Kush e di nëse historia nuk përsëritet…

Champions League - Quarter-finals

21:00 Barcelona ? - ? Manchester United

21:00 Juventus ? - ? Ajax

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI