Flash

Tension para Juve-Ajax: ndalohen tifozë hollandezë me armë e shashka

Lapsi.al 15 April 2019
Tension para Juve-Ajax: ndalohen tifozë hollandezë me armë e

Sfida e kthimit për çerekfinalet e kthimit të Champions League mes Juventus e Ajax ka nisur të nxehet 24 orë përpara. Disa tifozë hollandezë të drejtuar për në Torino për të ndjekur ndeshjen, janë gjetur në zotërim të armëve, dorezave të hekurta, mbrojtëse dhëmbësh, shashka e tymuese. Ultrasit janë ndaluar në Digos në postobllokun e autostradës së Settimo Torinese.

"Luftojmë kundër cdo tip dhune brenda e jashtë stadiumeve, kriminelë të tillë nuk duhet të shkelin më në një fushë futbolli! Faleminderit Policisë së Torinos e nuk do të ketë ndeshje për këta vandalë", ka komentuar ministri i brendshëm Matteo Salvini.

Vëmendja është e madhe, duke patur parasysh edhe përplasjen mes ultràsve e forcave të rendit në 10 prill në Amsterdam, jashtë 'Johan Cruijff Arena'. Policia hollandeze ishte përgjigjur sulmit të tifozëve, ndërsa 120 tifozë të Juventus ishin ndaluar me shkopinj, shufra hekuri e spray lotsjellës.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI