Flash

Shkon 120 numri i viktimave në Tripoli, BE tërheq punonjësit nga Libia

Lapsi.al 15 April 2019
Shkon 120 numri i viktimave në Tripoli, BE tërheq punonjësit nga

Numri i viktimave në luftimet përreth kryeqytetit libian, Tripoli u dyfishua gjatë fundjavës. Më shumë se 120 vetë kanë humbur jetën në këto luftime. Bashkimi Europian tërhoqi punonjësit e tij nga Libia.

Në luftimet përreth kryeqytetit libian, Tripoli kanë humbur jetën të paktën 121 vetë, ka bërë të ditur, Organizata Botërore e Shëndetësisë. 561 vetë janë plagosur nga 4 prilli, koha kur shpërtheu konflikti i armatosur. OBSH bëri të ditur, se do të ofrojë ndihmë mjekësore dhe do të nisë punonjës të tjerë në Tripoli, por shpreh shqetësimin, se puna e saj pengohet. Kjo organizatë dënoi "sulmet e përsëritura" ndaj ndihmësve dhe urgjencave të shpëtimit në kryeqytetin libian.

Për shkak të luftimeve të ashpra, Bashkimi Europian i tërhoqi punonjësit e misionit ndërkombëtar të sigurimit të kufijve, EUBAM dhe i dërgoi në Tunizi. E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini u drejtoi së fundmi thirrje trupave në lindje të Libisë të gjeneralit Khalifa Haftari të ndërpresin operacionet ushtarake dhe të kthehen në tavolinën e bisedimeve nën drejtimin e OKB-së.

Trupat e qeverisë së unitetit fillojnë me kundërofensivën

Haftar vazhdon ofensivën

Megjithë apelet ndërkombëtare për paqen, nuk ka shenja të qetësimit të konfliktit të armatosur në Libi. Kreu i parlamentit libianolindor, Aguila Saleh, bëri të ditur në fundjavë, se gjenerali i rebelëve, Haftari do të vazhdojë ofensivën e tij kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht. Haftari është komandanti i të vetëshpallurës "Ushtria Kombëtare Libiane", LNA, që mbështetet nga grupet rivalizuese në lindje të vendit. "Ne i sigurojmë qytetarët e Tripolit, se fushata për çlirimin e Tripolit do të jetë e kufizuar, dhe nuk do të shkelen liritë e tyre, por do të rivendoset siguria dhe do të luftohet terrorizmi", ka thënë Saleh.

Trupa e LNA sigurojnë portet e naftës

Njësitë e trupave mbështetëse të qeverisë në Tripoli kanë frenuar deri më tani ofensivën e Haftarit kundër Tripolit. Luftimet janë përqëndruar së fundmi në një aeroport, afër 11 kilometra qendrës së qytetit. Në Lindje të Libisë, një njësi e LNA-së përgatitet për të siguruar dy portet kryesore libiane të naftës, Es Sider dhe Ras Lanuf. Qeveria kundërshtare libianolindore, sipas të dhënave të saj, pret një sulm të grupeve të armatosura besnike të qeverisë në Tripoli. Nëse kjo ndodh, atëherë në konfliktin libian hapet një front i ri lufte. DW

Të këshilluara

Beteja e fundit e Merkel është Ballkani

Nga Bodo Weber* Në negociatat e drejtuara nga Bashkimi Europian mes Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse e përfundimitare për normalizim...

20:11

Kina, shpëtimtarja e Ballkanit

Një numër kontratash nënshkruan me Kinën pjesëmarrësit e samitit të grupit 16+1 në Dubrovnik. Ndërkohë që Europa Lindore e Juglindore shpreson që me investimet ...

17:31

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI