Flash

Propaganda, profile të rreme mbrojnë në rrjetet sociale Veliajn dhe Ramën

Lapsi.al 15 April 2019
Propaganda, profile të rreme mbrojnë në rrjetet sociale Veliajn

Me afrimin e zgjedhjeve lokale, makina e propagandës së qeverisë dhe Bashkisë Tiranë po punon pa ndalim.

Tre komente të bëra shumë shpejt njëra pas tjetrës në një artikull të postuar nga Exit.al në Facebook, duket se tregojnë mbështetje të palëkundur të qytetarëve për vendimin e qeverisë për të nxjerrë nga shtëpitë e tyre banorët tek Bulevardi i ri, pak ditë më parë. Në të vërtetë, vendimi i institucioneve për të hedhur gaz lotsjellës së orën 6 të mëngjesit në shtëpitë e banorëve për t’i detyruar ata të largohen nga shtëpitë e tyre dhe fakti që shtëpitë do të prishen pa u dhënë dëmshpërblim banorëve është i paligjshëm dhe në shkelje të disa ligjeve kombëtare e konventave ndërkombëtare.

Megjithatë komentet vlerësonin qeverinë për punën e saj, duke pretenduar se shoqëria nuk duhet ta pengojë qeverinë në rrugën e zhvillimit dhe se qeveria duhet të vlerësohet, sepse po mendon për të ardhmen e qytetit. Në komente të tjera shkruhej se banorëve u janë ofruar banesa sociale me “kushte shumë të mira”.

Një vëzhgim i shpejtë në këto profile tregoi se jo gjithçka është ashtu siç duket sa i përket këtyre komentuesve.

Kështu, profili i “Elsa Memës” u krijua më 14 shkurt 2019. Postimet në faqen e saj janë ripostime të statuseve të Kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste. Me një kërkim të thjeshtë në Google, u zbulua se fotoja, që duhet të ishte e Elsës, është në të vërtetë një foto e Kim LaCapria-s, një shkrimtare në snopes.com. Shkrimtarja ndodhet në Nju Jork, nuk është shqiptare dhe as nuk është mbështetëse e zjarrtë e Edi Ramës.

Profili i “Dritan Gjokës” u krijua më 14 shkurt 2019 dhe ai, ngjashëm me Elsa Memën, ka ndarë postime pro-Ramës në faqe. Kërkimi në Google për foton e tij nuk nxorri asnjë rezultat (diçka që është e pazakontë në vetvete), por fakti që profili u krijua në të njëjtën ditë dhe ndan të njëjtat poste si Elsa, është i dyshimtë.

Një koment tjetër pro-qeveritar ishte shkruar nga “Blerina Cobani”. Përsëri, profili i saj u krijua në të njëjtën ditë si dy komentuesit e tjerë dhe ndan postet e ngjashme të propagandës, duke përfshirë video nga stacioni televiziv personal ERTV i vetë kryeministrit Rama. Fotoja e profilit në këtë profil rezulton të jetë e zonjës Sheryl Sandberg, një e diplomuar në Harvard, e cili ka punuar si zëvendëspresidente në Google dhe Facebook. Sërish, ajo nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk dihet të jetë përkrahëse e Edi Ramës.

Shembuj të tjerë të profileve të rreme pro-qeveritare mund të gjenden këtukëtu dhe këtu. Numri i vërtetë i këtyre profileve është i pamundur të përcaktohet në të gjithë mediat sociale shqiptare, por kur gjashtë prej tyre i gjen vetëm në një postim, kjo tregon shumë për situatën e përgjithshme.

Ajo që është interesante në këtë mes është se këto nuk janë profile në Facebookqë kërkojnë hyrje individuale, email, dhe numra telefoni – këto janë faqe. Një përdorues i Facebook-ut, përmes një profili personal mund të ketë një numër të pakufizuar faqesh (fan page), që mund t’i administrojë dhe të publikojë komente, pa u detyruar të regjistrohet si individ i veçantë çdo herë. Kjo do të thotë që një person ka mundësinë për të lënë qindra e mijëra komente nën emra dhe profile të rreme.

Një koment tjetër shkruar nga Genti Bala në një artikull tjetër, thotë: “Erioni, kryebashkiaku më i mirë që ka pas Tirana ndonjëher”.

Genti, gjithashtu, ka një faqe (fan page) dhe jo një profil, të cilën e ka hapur më 5 prill 2019. Fotoja në profilin e tij rezulton të jetë foto e një të riu marrë nga një revistë mode.

Këto janë vetëm disa shembuj të ushtrisë së komentuesve fals që po vendosen në mediat sociale për të lëvduar qeverinë dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Veliaj. Nuk është e qartë nëse këto profile janë krijuar nga qytetarë të thjeshtë të pakoordinuar apo nën udhëzimet e qeverisë, Bashkisë Tiranë dhe skuadrës së tyre të propagandës. Por është e qartë se këto profile të rreme, duke u hequr si qytetarë po përpiqen të ndikojnë opinionin publik, duke falsifikuar mbështetjen për qeverinë dhe Bashkinë Tiranë dhe politikat e tyre që po kritikohen gjerësisht.

Punësimi i qytetarëve dhe përdorimi i profileve të rreme për të përhapur propagandën qeveritare është fenomen i përhapur në të gjithë botën. Një raport i The Telegraph në vitin 2017 zbuloi se të paktën 30 qeveri po punësonin “ushtri tastierash” për të përhapur propagandën dhe sulmuar kritikët. Ndër këto shtete ishte Turqia, Rusia dhe Kina, të cilat përdorin komentatorë pro-qeveritarë të paguar për të krijuar iluzionin se qytetarët mbështesin qeverinë.

Taktika të tilla u përdorën gjithashtu për të ndikuar në zgjedhje dhe për të sulmuar mediat që kritikonin qeverinë ose politikanët.

Një raport në Tirana Times, shkruar nga Genc Pollo në vitin 2016, shkruante se në zyrën e Kryeministrit ishin 40 persona dhe në Bashkinë Tiranë 23 persona, të cilët janë të punësuar për të sulmuar ata që kritikojnë qeverinë në internet. Këto profile të rreme propagandistike (trolls) thuhet se paguhen me taksat tona dhe qëllimi i tyre i vetëm është të formësojnë dhe ndikojnë se si flitet për qeverinë, përmes përhapjes së propagandës, apo edhe fyerjes dhe kërcënimit të atyre që nuk pajtohen dhe kundërshtojnë politikat e Kryeministrit Rama dhe Kryebashkiakut Veliaj.

Me zgjedhjet që po afrohen, qytetarët duhet të jenë vigjilentë dhe të presin më shumë të tilla komente. Përveç kësaj, ekspozimi në publik  i këtyre profileve dhe sjelljes së tyre ndihmojë në luftimin e propagandës së atyre që synojnë të ndikojnë sjelljen e votuesve. /exit.al

Të këshilluara

Lleshi, gjenerali i policisë së vdekur

Sulmeve të ashpra të opozitës dhe shqetësimit të publikut për grabitjen spektakolare të tetë milionë eurove, në aeroportin e Rinasit, ministri i Brendëshëm i ës...

18:00

Grykësi që qesh me Elez Biberajn

Në një përpjekje të sforcuar për t’i mësuar Elez Biberajt “gjuhën e gazetarisë së vërtetë”, që nxënësi i vetëshpallur i Konicës pretendon se e njeh më mirë se k...

23:33

Tani ia vlen ta mbështesim Albin Kurtin

Me një LDK që po e konsideron vetën fituese të zgjedhjeve ende pa u mbajtur ato, me një pushtet që po degradon, me Kosovën që po zbrazet çdo ditë, iniciativa e ...

16:27

Në të sëmës shkofshin PS e PD !

Më 10 prill 2017, bashkë me shkrimtarë të tjerë, u ftova në çadrën e ngritur nga PD në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”. E prita ftesën me kënaqësi, por me kusht...

13:51

Rilindja përballë pasqyrës së përgjimeve

Skandali i përgjimeve të prokurorisë, që tregonte se si dy shefa policie manipulonin me para në dorë dëshmitarin kryesor të dosjes së Agron Xhafajt, i publikuar...

18:15

Rama nuk tërhiqet nga rruga e putinizmit

Në komentet përpara zgjedhjeve të vitit 2013 kam shprehur dy ide kontradiktore me njëra-tjetrën. E para, se do të qe më mirë të fitonte Edi Rama, jo për shkak t...

14:35

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI