Flash

Presidenti i Ekuadorit: Julian Assange e përdorte ambasadën për spiunazh

Lapsi.al 15 April 2019
Presidenti i Ekuadorit: Julian Assange e përdorte ambasadën për

Presidenti i Ekuadorit, Lenini Moreno deklaroi se Julian Assange e përdori ambasadën e Ekuadorit në Londër si një “qendër për spiunazh”. Ai tha se deri të revokimi i azilit erdhi pasi Assange shkeli rregullat dhe jo për shkak se ndonjë vend tjetër ndikoi për të marrë këtë vendim.

“Ne nuk mund ta lejojmë shtëpinë tonë, shtëpinë që hapi dyert e saj, të bëhet një qendër për spiunazh” tha Moreno. Duke folur për gazetën britanike Guardian, Presidenti Moreno tha se qeveria e vjetër e Ekuadorit siguroi lehtësira brenda ambasadës për “ndërhyrje” të shteteve tjera.

Presidenti gjithashtu foli për kushtet e këqija higjienike në të cilat jetonte Assange. Avokatja e Assange, Jennifer Robinson, kundërshtoi pretendimet.

“Mendoj se gjëja e parë që duhet të them është se Ekuadori ka bërë disa akuza mjaft të egra gjatë ditëve të fundit për të justifikuar atë që ishte një veprim i paligjshëm dhe i jashtëzakonshëm kur lejoi policinë britanike të hyjë brenda në ambasade”, tha ajo.

Assange, 47 vjeç, mund të përballet me burgim deri në 12 muaj, pasi u shpall fajtor për shkeljen e lirimit me kusht kur ai hyri në ambasadën e Ekuadorit në vitin 2012. Ai e bëri këtë veprim pas humbjes së luftës kundër ekstradimit në Suedi, ku ai u përball me akuzat për përdhunim.

Assange tani pritet të luftojë kundër ekstradimit në SHBA pasi autoritetet amerikane e akuzuan për komplot pasi ai së bashku me ish-analisten e zbulimit ushtarak, Chelsea Manning kanë hyrë në një kompjuter qeveritar të klasifikuar.

Si duhet ta lexojnë gazetarët arrestimin e Julian Assange-it? 

Kjo llogaritet të jetë rrjedhja më e madhe e dokumenteve të fshehta në historinë e SHBA-së. Faqja Wikileaks ka publikuar mijëra dokumente të klasifikuara duke u nisur nga industria e filmit deri te siguria kombëtare dhe lufta.

Të këshilluara

Beteja e fundit e Merkel është Ballkani

Nga Bodo Weber* Në negociatat e drejtuara nga Bashkimi Europian mes Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse e përfundimitare për normalizim...

20:11

Kina, shpëtimtarja e Ballkanit

Një numër kontratash nënshkruan me Kinën pjesëmarrësit e samitit të grupit 16+1 në Dubrovnik. Ndërkohë që Europa Lindore e Juglindore shpreson që me investimet ...

17:31

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI