Flash

Lumi i kokainës vazhdon drejt Shqipërisë

Lapsi.al 15 April 2019
Lumi i kokainës vazhdon drejt Shqipërisë

Autoritetet shtetërore në Maltë vijojnë të kapin ngarkesa me kokainë që janë të destinuara për Shqipërinë. Një ditë më parë njoftohet se u kapën 91.25 kg kokainë të fshehur brenda tre kontejnerëve në Freeport.

"Herët në mëngjes në njësinë e monitorimit doganor të kontejnerëve janë përzgjedhur disa kontejnerë për skanim. Pas skanimeve fillestare, u vërejtën parregullsi në tre kontejnerë. Dyshimet për drogë u konfirmuan nga kontrollet fizike. Droga ishte paketuar në 76 pako dhe nëse do të hidhej në treg, sasi e kokainës do të kapte vlerën e rreth 10.3 milion euro" thuhet në njoftimin për shtyp të autoriteteve doganore të këtij vendi.

Operacioni ka zgjatur 19 orë dhe ka vazhduar në orët e hershme të mëngjesit të së hënës (15 prill). Kontejneri i parë dhe i tretë kishin mbërritur në Maltë nga Amerika e Jugut dhe do të vazhdonin rrugën drejt Durrësit, në Shqipëri. Ndërsa kontejneri i dytë, gjithashtu nga Amerika e Jugut, do të nisej drejt Selanikut të Greqisë.

"Në kontejnerin e parë kishte 20 pako kokaine, të cilat peshonin 24 kg në vlerë prej 2.7 milionë euro, në të dytin ishin 40 paketime me peshë 48 kg në vlerë 5.4 milionë euro, ndërsa në kontejnerin e tretë, ishin 16 pako që përmbanin 19.25 kg kokainë me vlerë 2.2 milionë euro. Kontenieri i parë dhe kontenieri i tretë ishin tranzit në Maltë, dhe po vinin  nga Amerika e Jugut drejt Durrësit, në Shqipëri, ndërkohë që kontenieri i dytë, edhe ky i nisur nga Amerika e jugut kishte destinacion Selanikun në Greqi" thuhet në njoftimin e Departamentit te doganes në Maltë.

Ndërkohë që rreth një javë më parë, saktësisht në datë 9 prill u kapën 24 kg kokainë. Destinacioni ishte sërish Shqipëria. Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet malteze vetëm gjatë këtij viti janë sekuestruar rreth 606 kg kokainë, me një vlerë 68.2 milionë euro. Policia vijon hetimet për të zbuluar rrjetin kriminal të këtij trafiku.

Natyrisht që e gjithë kjo sasi e madhe kokaine që vjen në Shqipëri nuk është e destinuar për tregun vendas. Shqipëria përdoret si vend tranzit. Droga që mbërrin këtu, përpunohet në laboratore dhe më pas shpërndahet në vende të tjera të Europës.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Krahasimi/ Kush po gajaset me Rudina Hjdarin?

Nuk ka diskutim se akti i fortë i Rudina Hajdarit, për të mos i’u bindur, as partisë që pretendon se mban trashëgiminë e të atit, as atyre që dikur ishin armiqt...

20:28

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI