Flash

Champions/ Valverde nuk i ka besën United: "Të kujtojmë çfarë i bënë PSG në transfertë"

Lapsi.al 15 April 2019
Champions/ Valverde nuk i ka besën United: "Të kujtojmë

Barcelona do të presë Manchester United në ndeshjen e kthimit të cerekfinaleve të Champions League, e fortë në rezultatin 1-0 të marrë në Old Trafford, por kur në mes është Ole Gunnar Solskjaer asnjë arritje nuk është e përjashtuar. Camp Nou, teknikut norvegjez të Red Devils, i ka sjellë një Champions League të fituar si lojtar, duke rikuperuar rezultatin ndaj Bayern Mynich me dy gola në minutat shtesë. Edhe në këtë edicion të turneut, United ka ditur të befasojë të gjithë duke eleminuar Psg në Francë pasi ishte mundur në shtëpi. Me pak fjalë, për Ernesto Valverde ka pak motive për të qenë i qetë.

"Nuk e di cfarë planesh kanë kundërshtarët tanë, por të mos harrojmë cfarë kanë bërë në këtë Champions League në transfertë - ka evidentuar në konferencë për shtyp tekniku i Barcelonës -. Kanë fituar tre ndeshje në katër, duke mundur Juventus e Psg në minutat e fundit. Ne jemi të përqendruar tek vetja, kemi shënuar në transfertë por akoma asgjë nuk është vendosur e nuk do të futemi në fushë duke menduar se kemi një avantazh".

Kualitetet teknike të Manchester United e trembin jo pak Valverde: "Kanë një mentalitet fituesi e duhet të tregojmë se jemi më të fortë se ata - vazhdoi tekniku -. E mendoj se do të provojnë të përsërisin atë që për ta ka funksionuar në transfertë, por edhe ne jemi mirë e duam të shkojmë në gjysëmfinale edhe pse e dimë që do të jetë një sfidë shumë e vështirë".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI