Flash

Arrestimi i Julian Assange-it, presidenti i Ekuadorit: E përdorte ambasadën për spiunazh

Lapsi.al 15 April 2019
Arrestimi i Julian Assange-it, presidenti i Ekuadorit: E përdorte

Presidenti i Ekuadorit, Lenini Moreno, ka shpjeguar se revokimi i kërkesës për azil të themeluesit të WikiLeaks-it, Julian Assange-it, u bë pasi ky i fundit shkeli rregullat duke e përdorur ambasadën e Ekuadorit në Londër si një “qendër për spiunazh”. “Ne nuk mund ta lejojmë shtëpinë tonë, shtëpinë që hapi dyert e saj, të bëhet një qendër për spiunazh”, u shpreh Moreno, i cili mohoi mundësinë që në marrjen e këtij vendimi të ketë ndikuar ndonjë vend tjetër, duke nënkuptuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I pyetur për të përditshmen prestigjioze britanike, “The Guardian”, për keqpërdorimin e pretenduar të ambasadës nga Assange-i , kreu i shtetit të Ekuadorit fajësoi qeverinë e mëparshme për sigurimin e lehtësirave në ambientet e shërbimit konsullor për “ndërhyrje” të shteteve të tjera.  Në intervistë, presidenti Moreno foli edhe për kushtet e këqija higjienike në të cilat jetonte Assange-i, konstatim që u hodh poshtë nga avokatja e ish-gazetarit australian, Jennifer Robinson.“Mendoj se gjëja e parë që duhet të them është se Ekuadori ka bërë disa akuza mjaft të egra gjatë ditëve të fundit, për të justifikuar atë që ishte një veprim i paligjshëm dhe i jashtëzakonshëm kur lejoi policinë britanike të hyjë brenda në ambasade”, tha Robinson.

Assange-i  mund të përballet me burgim deri në 12 muaj, për të shlyer dënimin për shkeljen e rregullave të lirimit me kusht në ambasadën e Ekuadorit, ku u strehua në vitin 2012. Ndërkaq, deri më datë 2 maj, Assange-i do të qendrojë në stacionin qendror të policisë së Londrës deri para daljes në Gjykatën Mbretërore të Southwark-ut, ku do t’i komunikohet vendimi mbi mundësinë e ekstradimit të tij drejt SHBA-ve.

Të këshilluara

Beteja e fundit e Merkel është Ballkani

Nga Bodo Weber* Në negociatat e drejtuara nga Bashkimi Europian mes Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse e përfundimitare për normalizim...

20:11

Kina, shpëtimtarja e Ballkanit

Një numër kontratash nënshkruan me Kinën pjesëmarrësit e samitit të grupit 16+1 në Dubrovnik. Ndërkohë që Europa Lindore e Juglindore shpreson që me investimet ...

17:31

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI