Flash

Video/ Tirana gjen shpëtimin në Durrës: statistika turpi për Teutën

Lapsi.al 14 April 2019
Video/ Tirana gjen shpëtimin në Durrës: statistika turpi për

Në Niko Dovana Tirana kthehet tek fitorja dhe qetësia, në një javë ku rezultatet shkuan në favor të tyre: 1-3 përballë Teutës, që është në krizë të plotë dhe me shumë mundësi i ka thënë lamtumirë ambicjes për të qenë në Europë. Në fund të fundit nuk mund të arrish objektivin me statistikat e durrsakëve: në 5 javët e fundit katër humbje dhe një fitore, me 14 gola të pësuar dhe vetëm tre të shënuar. E paradoksi është se këto i ka pësuar ajo që në 2018 ishte mbrojtja më e mirë e kampionatit.

Ardian Mema e kishte menduar se kjo ndeshje mund të ishte decizive dhe e tillë rezultoi. Ndryshimet drastike të bardhebluve, ishin më shumë se funksionale, ndoshta sepse kishte nevojë për më shumë motivim skuadra, apo se në këtë mënyrë Mema e gjeti Shëkmbin krejt të papërgatitur. Ashtu si në fakt, në një ndeshje pasive deri në atë moment, tre minuta nga fundi i pjesës së parë, Oduamadi finalizoi një kundërsulm të shpejtë.

Vajushi, shumë larg pritshmërive të blerjes së bujshme të janarit, nuk arriti ti japë impulsin që kërkonte Shkëmbi në pjesën e dytë, e në lojën e preferuar të bardhebluve, prapavija e cekuilibruar e Teutës ishte preja e duhur. Hasani shënoi golin e dytë, që do të ishte mjaftueshëm për të kontrolluar lojën, edhe nëse përpjekjet sporadike të bregdetarëve do të kishin sukses.

E në fakt, vetëm dy minuta pasi u fut në fushë, Kamara ktheu shpresat për Teutën në të 72, përpara se Karabeci të stabilizonte distancën e sigurisë me 1-3, që projekton Teutën (43) 4 pikë larg Europës, ndërsa Tiranën (36) 6 pikë larg rrezikut krutan.

Të këshilluara

Video/ Salah dyfishon shifrat në Anfield

Është dashur kohë, sa për të hapur sfidën, sepse më pas Liverpool bëhet i pandalshëm, duke shënuar edhe golin e dytë, pas vetëm dy minutash, në ndeshjen kundër ...

18:53

Video/ Liverpool ndëshkon Chelsea me Mane

Me Manchester City fitues pak orë më parë e me një ndeshje për të rikuperuar, Liverpool nuk ka alternativë tjetër vec fitores përballë Chelsea. Sadio Mane ka zg...

18:47

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI