Flash

Video/ Skënderbeu fundos Kastriotin me një poker: Devolli nuk dorëzohet

Lapsi.al 14 April 2019
Video/ Skënderbeu fundos Kastriotin me një poker: Devolli nuk

Katër gola në një ndeshje Bledar Devolli nuk i kishte pësuar kurrë në pankinën e Kastriotit, por këtë herë në Korcë krutanët e tij bëjnë ndeshjen e gabuar, në momentin e gabuar. 4-0 me Skënderbeun vendos praktikisht fatet e sezonit të skuadrës së Devollit, që megjithatë nuk dorëzohet: "Rezultati është gënjeshtër - tha tekniku pas ndeshjes -. Kemi marrë një gol nga një episod. Deri kur pësuam golin e dytë kemi bërë një ndeshje të mirë, kemi pasur mundësi të barazonim. Ky është futbolli, ka dhe ditë jo. Komplimente kundërshtarit. Asgjë ska mbaruar, do vazhdojmë luftën".

Shkurt, qartë, pa lojëra fjalësh tekniku gjirokastrit i Kastriotit, por rezultati që mori në fushë në fakt tregon krejt tjetër. "Një skuadër e çmendur që nuk i di limitet" tha një javë më parë tekniku, por limitet sic duket i mësoi në Korcë, treguar nga Skënderbeu me një 4-0 që i lë pak vend imagjinatës.

Skuadra e Shehit është kthyer tek suksesi pas transfertave të humbura me Partizanin e Luftëtarin, duke komplikuar keq pozitat e krutanëve, që e shohin shpëtimin 6 pikë larg, tetë javë nga fundi. Muzaka hapi serinë e golave pas 14 minutash, ndërsa Oto Xhon dhe dygolëshi i Blerim Krasniqit kompletuar pokerin.

Me këtë triumf Skënderbeu ngjitet në kuotën e 43 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 4. Mbeten në kuotën e 30 pikëve krutanët, që duhet të shpresojnë në një mrekulli në javët e mbetura për të përmbysur situatën e mbijetesës.

Të këshilluara

Video/ Salah dyfishon shifrat në Anfield

Është dashur kohë, sa për të hapur sfidën, sepse më pas Liverpool bëhet i pandalshëm, duke shënuar edhe golin e dytë, pas vetëm dy minutash, në ndeshjen kundër ...

18:53

Video/ Liverpool ndëshkon Chelsea me Mane

Me Manchester City fitues pak orë më parë e me një ndeshje për të rikuperuar, Liverpool nuk ka alternativë tjetër vec fitores përballë Chelsea. Sadio Mane ka zg...

18:47

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI