Flash

Video / Liverpool i pandalshëm edhe për Chelsea: City tani nën presion

Lapsi.al 14 April 2019
Video / Liverpool i pandalshëm edhe për Chelsea: City tani nën

Liverpool imponohet në super sfidën e Anfield dhe mund 2-0 Chelsea-n e Sarri-t me një pjesë të dytë të madhe. Mane zhbllokoi rezultatin, Salah dyfishoi me një gol të jashtëzakonshëm. Kështu Të Kuqtë spostojnë Manchester City-n me 83 pikë dhe rimarrin kreun e klasifikimit me 85 pikë. Por kujtojmë se skuadra e Pep Guardiola-s ka një ndeshje më pak të luajtur.

Takimi nisi furishëm nga të dyja skuadrat, por pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura. Në të dytën, Liverpool befasoi miqtë duke shënuar dy gola të shpejtë. Ishte Sadio Mane ai që i dhuroi avantazhin Të Kuqve në të e 51'-ën dhe vetëm dy minuta më pas, egjiptiani Mohamed Salah shënoi një gol të mrekullueshëm, ndër më të bukurit e këtij sezoni të Premier League. Pak pas golave të vendësve, miqtë patën dy rastet e tyre me Eden Hazard i cili herën e parë u frenua nga shtylla, ndërsa në të dytin nga portieri Allison. Deri në fund të takimit skuadrat vijuan lojën me të njëjtin intensitet, por pa ndryshuar rezultatin i cili u mbyll në 2-0.

Pas këtij takimi Liverpool rikthehet në krye të Premier League duke zbritur Manchester City-n në vendin e dytë. Ky i fundit fitoi po sot 3-1 ndaj Crystal Palace, por ka një ndeshje më pak të luajtur se Liverpool.

https://www.youtube.com/watch?v=1NQ5gBvTFqU

Të këshilluara

Video/ Salah dyfishon shifrat në Anfield

Është dashur kohë, sa për të hapur sfidën, sepse më pas Liverpool bëhet i pandalshëm, duke shënuar edhe golin e dytë, pas vetëm dy minutash, në ndeshjen kundër ...

18:53

Video/ Liverpool ndëshkon Chelsea me Mane

Me Manchester City fitues pak orë më parë e me një ndeshje për të rikuperuar, Liverpool nuk ka alternativë tjetër vec fitores përballë Chelsea. Sadio Mane ka zg...

18:47

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI