Flash

Kina, shpëtimtarja e Ballkanit

Lapsi.al 14 April 2019
Kina, shpëtimtarja e Ballkanit

Një numër kontratash nënshkruan me Kinën pjesëmarrësit e samitit të grupit 16+1 në Dubrovnik. Ndërkohë që Europa Lindore e Juglindore shpreson që me investimet kineze të marrë hov ekonomia, BE mbetet skeptike.

Në Dubrovnik u zhvillua samiti i 8 i grupit 16+1, ku numërohen 12 vende anëtare të BE, pesë vende të tjera si edhe Kina. Në fund edhe Greqia u bë pjesë e këtij grupi, vetë kryeministri grek Aleksis Tsipras mori pjesë në këtë samit, duke e ndryshuar shifrën në 17+1. Kjo iniciativë u krijua në vitin 2012 për të nxitur marrëdhëniet e biznesit dhe investimet kineze në vendet e Europës Qendrore, Lindore e Juglindore.

Shumica e investimeve në Serbi

Për Kinën vendet europianolindore e juglindore janë të rëndësishme për shkak të projektit gjigant infrastrukturor “Rruga e Re e Mëndafshit". Në kuadër të këtij projekti, Pekini kërkon të investojë në projekte miliardësh si rrugë, shina hekurudhore, rrjete telekomi, aeroporte. Kështu do krijohen korridore të reja ekonomike dhe tregtie drejt Europës, Afrikës, deri në Amerikën Latine. Në vitet e fundit Kina ka investuar miliarda dollarë në Europën Lindore, në formë kredish dhe në formë të projekteve ndërtimore që ka marrë përsipër. Shumica e investimeve kanë shkuar deri më tani drejt Serbisë, më shumë se 10 miliardë dollarë. Pekini ka investuar aty sidomos në industrinë e çelikut, armatimit dhe në infrastrukturë. Pas kësaj vjen në radhë Hungaria me rreth 4 miliardë dollarë, e Polonia me 3 miliardë dollarë.

Kina – shpëtimtare e ekonomisë kroate?

Mikpritësja e samitit, Kroacia është ende larg këtyre shifrave. Investimet kineze në këtë vend kapin vetëm 0,69 miliardë dollarë. Në mediat kroate prej ditësh sundon një lloj euforie. Një lajm i mirë ekonomik pason tjetrin: Ngritja e urës Peljesac? Nuk ka problem. Investime të mëdha në rrugët apo hekurudhën kroate? Edhe kjo do bëhet. Produkte bujqësore kroate në tregun kinez? Ndërkohë e nënshkruar. Duket sikur këto ditë kinezët janë kthyer në shpëtimtarët e ekonomisë kroate. E më e mira: Kantieri i anijeve, Uljanik që ndodhet para falimentimit mund të shpëtohet nga kinezët, shkruan gazeta kroate Jutarnji List që thotë, se i referohet burimeve qeveritare.

Kina do të vazhdojë politikën e hapjes

Paralelisht me samitin politik në Dubrovnik u zhvillua edhe një forum ekonomik, ku morën pjesë rreth 1000 njerëz të biznesit si nga Kina ashtu edhe Europa. Krahas premtimeve për biznese të majme, në këtë forum u vu në funksionim edhe një platformë e internetit që do të koordinojë kontaktet mes firmave të vogla dhe atyre të biznesit të mesëm të vendeve pjesëmarrëse. Kryeministri kinez që ishte pjesë e samitit premtoi në Dubrovnik një hapje më të madhe të tregut kinez ndaj produkteve e firmave europiane. Për të mos e zemëruar Brukselin skeptik, pjesëmarrësit në samit bënë të ditur, se kontratat e përbashkëta do të paraqiten njëherë në Bruksel. Samiti tjetër i klubit tanimë 17+1 zhvillohet në Kinë vitin e ardhshëm.

(BE i sheh me skepticizëm këto investime, sepse vendet e varfra të BE përmes kredive që marrin mund të bien në grackën e borxheve dhe të bëhen të varura nga Kina. Pekini mund të rrisë kështu influencën politike. Shën red/dpa) /marre nga DW

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI