Flash

Igli Tare sulmon hapur arbitrin Rocchi: "Historia e një vdekje të lajmëruar"

Lapsi.al 14 April 2019
Igli Tare sulmon hapur arbitrin Rocchi: "Historia e një vdekje të

Një Lazio e tërbuar ka dalë nga San Siro, me zero pikë e një shije të hidhur në gojë. "Kjo është historia e një vdekje të lajmëruar, ajo që i trembeshim para ndeshjes, ndodhi - u shpreh nervoz Drejtori Sportiv bardhekaltër, Igli Tare, për Dazn -. Na vjen keq që kthehemi në shtëpi pa gjë, pas një ndeshje të luajtur në mënyrë madhështore, sidomos në pjesën e parë. Meritonte të vendosej në fushë kjo ndeshje, e jo përmes episodeve".

Tare nuk fshihet pas fjalëve dhe tregon më saktësi episodet mbi të cilat ndërton sulmin e tij: "I referohem shpejtësisë së arbitrit për të fishkëllyer penalltinë në faullin inekzistent të Acerbi. I dyti edhe mund të ishte, ose jo, është një kontrast trup më trup mes Musacchio e Durmisi. U rrëzua si ta kishin qëlluar me armë. Ajo ndaj Milinkovic ishte penallti e pastër, sepse Rodriguez vërtetë prek topin, por është faull. Jemi gjithnjë në borxh me vendimet arbitrale, që nga viti i kaluar. Nuk duam të bëjmë viktimat, vlerësojmë situatat dhe do të vazhdojmë përpara. Do të presim fundin e kampionatit për të bërë llogaritë, pas 10 ditësh kemi edhe gjysëmfinalen e Kupës së Italisë".

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/nm/NMJj.mp4

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI