Flash

Protesta masive në Beograd, qytetarët serb kërkojnë largimin e Vuçiç (Video live)

Lapsi.al 13 April 2019
Protesta masive në Beograd, qytetarët serb kërkojnë largimin

Mijëra protestues serbë janë mbledhur në sheshin qendror të Beogradit për të kërkuar largimin e presidentit Aleksandër Vuçiç.

Demonstrata e 13 prillit u organizua nga një koalicion i 30 grupeve të opozitës, partive politike dhe aktivistëve, me protesta të ngjashme të planifikuara edhe për qytete të tjera serbe.

Në Beograd, turmat këndonin “Vuçiç, largohu!” pasi folësit kritikuan me tone të ashpra udhëheqjen serbe.

“Zoti President, në mënyrë që Serbia të kthehet në kushtetueshmërinë e saj, duhet të bëni atë që qytetarët po kërkojnë”, tha Zoran Ivosheviç, një ish gjyqtar i Gjykatës Supreme.

Ministria e Brendshme vlerësoi se rreth 7,300 njerëz kishin marrë pjesë në tubimin e Beogradit. Nuk kishte informacione për tubime të ngjashme në qytete të tjera.

Që nga dhjetori, serbët kanë dalë në rrugët e Beogradit çdo javë për të protestuar ndaj asaj që ata e konsiderojnë si sundimi autokratik i Vuçiçit, kufizimet në rritje ndaj shtypit dhe probleme të tjera në vend.

Demonstratat filluan në dhjetor, pasi kreu i opozitës së majtë Borko Stefanoviç u rrah brutalisht disa njerëz të maskuar.

Vuçiç më vonë u tall me demonstratat, duke thënë se ai nuk do t’i plotësonte kërkesat “edhe nëse dalin pesë milionë prej jush”

Që atëherë, kundërshtarët e qeverisë kanë mbledhur çdo të shtunë nën sloganin “1 nga 5 milion”.

Protestuesit kanë shfryrë gjithashtu zemërimin e tyre ndaj kanaleve shtetërorë RTS dhe RTV. Muajin e kaluar, një grup demonstruesish hynë në selinë e RTS, duke u përpjekur t’i lexonin kërkesat e tyre “live”.

https://www.youtube.com/watch?v=IeZRwILFs_s

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI