Flash

Partizani +11 pa luajtur fare: Kukësi i detyruar të fitojë

Lapsi.al 13 April 2019
Partizani +11 pa luajtur fare: Kukësi i detyruar të fitojë

Partizani e shton presionin mbi Kukësin pa luajtur fare: kjo sepse në javën e 29 të Superiores të kuqtë kanë siguruar tre pikët e tavolinës me Kamzën, duke shkuar praktikisht plus 11. Në këtë pikë për Kukësin suksesi bëhet domosdoshmëri, për të mos e lënë titullin kaq shpejt, por kundërshtari është delikat. Gjoka përballet me të shkuarën, kur të presë Flamurtarin e vendit të tretë, që synon jo vetëm Europën, por me një fitore kërcënon edhe vendin e dytë të Bluve, duke qenë se renditja për momentin është 4 pikë larg.

Natyrisht kjo ndeshje fillon dhe merr peshë, edhe për këtë, në kohën kur Partizani shkon gjithnjë e më i sigurtë drejt titullit, por me Kukësin janë tashmë Laci dhe Teuta, që mezi presin rrëzimin e vlonjatëve. Durrsakët pas tre humbjesh në katër ndeshjet e fundit presin në Niko Dovana Tiranën. Skuadra e Shkëmbit ka nevojë për një fitore për të mos hequr dorë nga ëndërra europiane, por përballë ka një skuadër, që ndjen hijet e së shkuarës ta përfshijnë. Vetëm tre pikë larg zonës së rënies nga Kategoria, bardheblutë e Memës ndjejnë rrezikun e një fitore të krutanëve në Korcë.

Skuadra e Devollit është impresionuese në 2019 me 20 pikë të grumbulluara, më mirë se cdo skuadër tjetër (njësoj me Partizanin) dhe shpreson shumë në përgjumjen e Skënderbeut, që është jashtë cdo objektivi, duke kërkuar të arrijnë të përsërisin suksesin e fazës së tretë, edhe pse atëherë i mundën në Redi Maloku. Në tension është edhe Luftëtari, vetëm katër pikë nga zona e rënies, e që duhet të bëjë llogaritë me kurbinasit që me një tjetër disfatë, pas asaj me Kukësin, do të humbisnin kontaktet me zonën europiane të renditjes.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI