Flash

Mema tjetër sulm kampionatit: “Kundërshtarët tanë i marrin piket çuditshëm"

Lapsi.al 13 April 2019
Mema tjetër sulm kampionatit: “Kundërshtarët tanë i

Frikë e pasiguri: kjo është atmosfera që ka përfshirë Tiranën, në vigjilje të transfertës në Niko Dovana, pas rezultateve që e kanë mbajtur formacionin bardheblu 3 pikë larg zonës së rënies nga Kategoria, kur ka konsumuar edhe fitoren në tavolinë me Kamzën. Tekniku Ardian Mema në konferencën për shtyp ka dashur të mbajë larg presionin nga skuadra, pavarësisht se hijet e të shkuarës kanë mbuluar Klubin: “Nuk dua që presioni të kalojë tek skuadra – tha tekniku – Teuta është një skuadër aspak e lehtë, por është e qartë se kemi nevojë vetëm për fitoren për të larguar telashet. Nuk jemi në momentin më të mirë, por duhet të marrim tre pikët për tu larguar sa më shpejt nga kjo situatë”.

Takime delikate, në letër, kanë edhe kundershtarët direkt Luftëtari e Kastrioti, por Mema ka parë rezultate të cuditshme të tyre, edhe ndaj skuadrave të forta, ndaj dhe kërkon të shohë vetëm Tiranën.

“Kundërshtarët i kanë fituar ndeshjet më lehtë sesa ne, edhe në ndeshje shumë të forta dhe kjo më bën cudi. Nuk dua të përmend emrin, por është një që i shënon golat identikë. Nuk dua që t’i jap alibi skuadrës. Në duhet të sillemi shumë mirë në fushë, të bëjmë detyrën vetë, pastaj të shohim ndeshjet e tjera”.

Në rast të një rezultati tjetër vec fitores, gjërat do komplikoheshin keq për skuadrën e Memës. Bardheblutë e ndjejnë rrezikun, por shpresojnë që të përfitojnë nga momenti i keq i Teutës, për ti dhënë fund frikërave të tyre: “Kemi gabuar situata që nuk duhej – tha Mema -. Mendoj janë edhe tetë ndeshje dhe pikët janë aty, edhe kundërshtarët po aty, ndaj nëse bëjmë rezultatet tona, atëherë nuk kemi pse shqetësohemi për ndeshjet e të tjerëve”.

Me 33 pikë, Tirana është një pikë pas gjirokastritëve në vendin e 8, në kohën kur Kastrioti është vetëm 3 pikë pas shpine dhe është skuadra që ka bërë më shumë pikë në 2019.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI