Flash

F1, Bottas rrëmben vendin e parë në Kinë: Ferrari në radhën e dytë

Lapsi.al 13 April 2019
F1, Bottas rrëmben vendin e parë në Kinë: Ferrari në

Valtteri Bottas ka konfirmuar lidershipin e tij në klasifikim, duke rrëmbyer pole position në Cmimin e Madh të Kinës, gara e tretë e Botërorit të Formula 1. Në Shanghai finlandezi ka mbyllur me kohën 1'31"547, duke lënë pas shokun e skuadrës Hamilton, me 23 të mijtat. Radha e dytë për Ferrarin, me Vettel të pozicionuar përpara Leclerc. Në vendin e pestë Red Bull i Verstappen, që nuk arriti të kryente provën e tij të fundit, që mund të ndryshonte renditjen.

Për Bottas është pole position i shtatë në karrierë e vjen në atë që mund të konsiderohet starti më i mirë që kur garon në F1. Këtë herë piiloti e ka seriozisht sic duket edhe në kandidaturën për titull, edhe pse deri tani Leëis Hamilton nuk është se ka mrekulluar. Anglezi, ka përjetuar një fundjavë jo të shkëlqyer, por në fund arriti të renditet lart, por jo mjaftueshëm sa për të lënë edhe Bottas pas.

Zhgënjyes Ferrari. Skuderia italiane arriti të reduktojë dëmet, duke përmirësuar shpejtësinë, por si Vettel, ashtu dhe Leclerc, nuk u duken në gjendje të vënë në vështirësi dy kundërshtarët e mëdhenj. Fati i dy pilotëve të Ferrarit ishte gabimi prej diletanti i Verstappen e Red Bull. Hollandezi, priti shumë më tepër për të bërë xhiron e shpejtë dhe u kap nga flamuri me kuadrati, përpara se të niste xhiron e tij të fundit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI