Flash

Trajnerin e kombëtares e zbulojnë mediat e huaja: FSHF hesht, Duka tregon vetëm kohë kur do t'a vendosë...

Lapsi.al 12 April 2019
Trajnerin e kombëtares e zbulojnë mediat e huaja: FSHF hesht, Duka

Nga Shkodra, ku ishte për të inauguruar një fushë sportive, për fëmijët e kopështit “Ismet Sali Bruçaj”, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka folur më në fund për të gjithë në lidhje me cështjen më të nxehtë të futbollit në vend, që është natyrisht trajneri i ri i Kombëtares. Patjetër që emri nuk mund të zbulohej, nuk është në stilin e kreut të FSHF-së, që shpërndarjen e informacionit e ka patur gjithnjë selektive. Këtë herë të paktën, Duka ka patur "mirësinë" të tregojë kohën se kur do të zyrtarizojë numrin 1 të pankinës kuqezi: “ Kam thënë që në prill do të emërohet. Jemi në 12 prill, muaj nuk ka mbaruar. Javës tjetër besoj se do të kemi caktuar jo vetëm trajnerin, por krejt stafin teknik kuqezi. Ata do të jenë gati për të përgatitur ndeshjen e radhës, për grumbullimin e majit dhe ndeshjet e qershorit”, theksoi presidenti i FSHF-së.

Në institucionin që drejton futbollin në vend askush nuk mund të japë një përgjigje në lidhje me kandidatët apo të preferuarit e FSHF-së për të drejtuar skuadrën Kombëtare. E nuk bëhet fjalë se përgjigjet mungojnë për të shmangur rrjedhjen e informacionit. Jo është krejt e kundërta. Tekniku i kombëtares është ekskluzivitet i presidentit të Federatës dhe këtë privilegj Duka përpiqet ta bëjë aq ekskluziv, sa është i vetmi që di gjithcka në lidhje me të (edhe për Christian Panucci u pyet Renzo Ulivieri).

Më shumë për teknikun e kombëtares të tregojnë mediat italiane, duke qenë se po flasim për kandidatë të shumtë italianë dhe ndoshta edhe i përzgjedhuri, sipas asaj që zbuloi Radio Kiss Kiss Napoli, është po italian dhe konkretisht Edy Reja. Të paktën, 73 vjeçari ka sqaruar pozicionin e tij, pavarësisht se mund të kishin mbetur ende detaje për të arritur akordin përfundimtar, por sic duket në FSHF janë shumë më fanatikë dhe luajnë misteriozin, pa lënë vend për të diskutuar, krahasuar dhe vlerësuar kandidaturat. Ata do ti marrim vesh, vetëm kur të ketë mbaruar cdo gjë...

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI