Flash

Sulmoi arbitrin, 8 javë dënim për Diego Costa: Atletico Madrid i tërbuar, "skualifikim i ekzagjeruar"

Lapsi.al 12 April 2019
Sulmoi arbitrin, 8 javë dënim për Diego Costa: Atletico Madrid i

Tekniku i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka reaguar menjëherë pas dënimit ekzemplar të Diego Costa. Argjentinasi e konsideron "të ekzagjeruar" skualifikimin prej tetë javësh që është dhënë për sulmuesin dhe mohon zërat sipas të cilave Diego Costa mund të shitet në merkaton e verës, pikërisht për shkak të këtij pezullimi të fortë.

Sulmuesi me origjinë braziliane është skualifikuar për shkak se ofendoi dhe sulmoi arbitrin Gil Manzano gjatë pjesës së parë të ndeshjes së humbur 2-0 kundër Barcelonës fundjavën e kaluar. "Më duket e ekzagjeruar", tha Simeone në konferencë për shtyp. Cholo më pas fshiu cdo dyshim në lidhje me qendrimin e Diego Costa tek Atletico e pyetjes nëse sulmuesi ka ende të ardhme mes colchoneros, i është përgjigjur: "Absolutisht po, e dini se cfarë mendoj për të. Duhet të kujdesemi për lojtarët tanë, tani më shumë se kurrë".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI