Flash

Sezon i mbyllur për Kane, frakturë në dorë për Ali: tronditet Tottenham për kthimin në Etihad

Lapsi.al 12 April 2019
Sezon i mbyllur për Kane, frakturë në dorë për Ali:

Lajme të këqija për Tottenham: Harry Kane rrezikon të ketë mbyllur sezonin. Sipas asaj që bën të ditur një komunikatë e Spurs, sulmuesi ka pësuar "një lëndim të fortë në ligamentin e kaviljes së majtë". Dëmtimi ka ndodhur në minutën e 58' të ndeshjes së vajtjes së cerekfinaleve të Champions League kundër Manchester City, pas një kontrasti me Delph. Nuk janë specifikuar kohët e rikuperimit, por frika është se do të jenë të gjata.

"Ndoshta sezon i mbyllur, nuk jam shumë optimist", kishte deklaruar tekniku i Tottenham, Pochettino, menjëherë pas ndeshjes. "Nëse rishikohet aksioni, duket qartë se kur kavilja e Harry përthyehet të bën të mendosh se bëhet fjalë për një incident që mund të ketë dëmtuar ligamentet". "Qartësimet e mëtejshme do të vazhdojnë për të vlerësuar hap pas hapi gjendjen e sulmuesit edhe në javën e ardhshme", kanë bërë të ditur londinezët në komunikatën për shtyp. Sidoqoftë, në kthimin e rëndësishëm në Etihad kundër Citizens kapiteni nuk do të jetë, por rreziku është edhe për Delle Ali që ka pësuar një frakturë në dorën e majtë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI