Flash

"Rezultati nuk ishte i shkëlqyer": De Ligt i pakënaqur, por paralajmëron Juventus

Lapsi.al 12 April 2019
"Rezultati nuk ishte i shkëlqyer": De Ligt i pakënaqur, por

Ajaks nesër do të përballet me Ekselsior përpara ndeshjes së kthimit ndaj Juventus dhe Mathijs de Ligt për NuSport nuk është fshehur pas fjalëve, duke treguar ambicjet në një sezon shumë të rëndësishëm, e që për më tepër mund të jetë i fundit në Amsterdam: “Jemi më në fund në krye tani dhe çdo gol është i rëndësishëm. Ndaj Ekselsior nuk bëhet fjalë vetëm për të fituar, por kjo nuk ndryshon shumë për ne: duam të shënojmë shumë gola dhe si zakonisht i'a arrijmë, pra nuk shoh asnjë motiv për t’i bërë gjërat ndryshe".

Kapiteni i Ajax, një nga pedinat kryesore të skuadrës hollandeze, nuk ka ndërmend të ndalet, për të shmangur rrezikun e ndonjë dëmtimi, në vigjilje të ndeshjes së kthimit në Torino kundër bardhezinjve: "Preferoj të luaj në numrin më të madh të ndeshjeve të mundshme. Në këtë sezon kemi zhvilluar rreth 50 ndeshje, disa shumë të vështira, ndaj skuadrave të rëndësishme, por mendoj që tani kemi më shumë vazhdimësi" u shpreh 19 vjeçari.

Në Johan Cruijff Arena hollandezët e vunë në një provë të vështirë Juventus, pavarësisht se rezultati 1-1 favorizon tashmë kampionët e Italisë në sfidën e kthimit: "Mendoj që mund të jemi krenar, kemi krijuar shumë raste ndaj një skuadre të rëndësishme si Juventus, por rezultati nuk është i shkëlqyer, por është më mirë se sa ndeshja shtëpiake ndaj Real Madrid ku dolëm të mundur 2-1. Ndaj Juventusit duhet të bëjmë një tjetër hap, por përpara duhet të mundim Ekselsior”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI