Flash

Libi, mbi 8 mijë persona zhvendosen nga zona e luftës në Tripoli

Lapsi.al 12 April 2019
Libi, mbi 8 mijë persona zhvendosen nga zona e luftës në Tripoli

Rreth 8 mijë libanezë janë zhvendosur deri më tani nga zona e luftimeve përreth kryeqytetit të Libisë, Tripoli-t. Ndërkohë, shpopullimi i epiqendrës së përleshjeve po vazhdon pa ndalur, ka njoftuar zëdhënësi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Rheal Leblanc-u.

Leblanc-u raporton se krahas të zhvendosurve, me qindra familje kanë mbetur të bllokuara në zonat e prekura nga konflikti. Në javën e shkuar nisi një ofensivë e komandantit ushtarak, Khalifa Haftar, për marrjen e kontrollit të Tripoli-t prej qeverisë së kryeministrit Fayez al-Serraj, që gëzon mbështetjen e OKB-së.

Autoriteti i qeverisë së Al-Serraj nuk njihet nga aleatët e gjeneralit Haftar të administratës paralele në lindje të Libisë, në qytetin Tobruk. Sipas të dhënave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, luftimet kanë shkaktuar me dhjetëra të vdekur dhe mbi 300 të plagosur.

Jeta politike në Libi është karakterizuar nga dhuna dhe paqëndrueshmëria e theksuar politike që prej rrëzimit nga pushteti dhe vrasjes së sunduesit Muammar Gaddafi në vitin 2011.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI