Flash

Fyerje raciste ndaj Koulibaly: Arsenal nis hetimet

Lapsi.al 12 April 2019
Fyerje raciste ndaj Koulibaly: Arsenal nis hetimet

Episod i ri racizmi kundër mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly. Arsenal, pas fitores 2-0 në Emirates Stadium në cerekfinalen e vajtjes së Europa League, ka hapur një hetim të brendshëm për të dalluar identitetin e tifozit që ka postuar në rrjetet sociale një video kundër mbrojtësit të Napolit, duke e përcaktuar 'nigger'. Sipas asaj që bën të ditur 'The Guardian', video në snapchat është prej 15 sekondash dhe tifozi londinez ka përdorur "ofendime me sfond racial" kundër mbrojtësit franko-senegalez të Napolit. "Kemi një raport me tolerancë zero: kushdo që sillet kështu, do të përjashtohet nga ndeshjet tona".

"Dënojmë totalisht përdorimin e këtij fjalori racist e kemi nisur një hetim për të identifikuar fajtorin", ka bërë të ditur Arsenal në një deklaratë për shtyp. "Kush sillet kështu, nuk është i mirëpritur tek Arsenal".

Tema e racizmit është bërë shpërthyese në Angli në javët e fundit. "Kemi një komunitet tifozësh që bëjnë pjesë në familjen e Arsenal e të tillë incidente janë të rrallë në Emirates. Inkurajojmë tifozët tanë të sinjalizojnë incidente të ngjashme, duke e referuar tek stewards ose përmes shërbimit tonë të sinjalizimit ditor".

 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI