Flash

Ushtria rrëzon nga pushteti dhe arreston presidentin, Sudani në gjendje të jashtëzakonshme

Lapsi.al 11 April 2019
Ushtria rrëzon nga pushteti dhe arreston presidentin, Sudani në

Presidenti i Sudanit, Omar al –Bashir, është rrëzuar nga pushteti dhe është arrestuar nga forcat ushtarake. Lajmi u bë i ditur nga ministri sudanez i Mbrojtjes, Awad Ibn Ouf, i cili sqaroi se ushtria do të mbikqyrë vendin për një periudhë tranzitore dyvjeçare deri në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të radhës.

Si rezultat i destabilizmit të jetës politike të vendit, në Sudan është shpallur zyrtarisht gjendja e jashtëzakonshme deri në muajin qershor. “Kushtetuta e Sudanit do të pezullohet dhe pikat kufitare dhe hapësira ajrore do të mbyllen deri në njoftimin e ardhshëm”, ka deklaruar ministri sudanez.

75-vjeçari Omar al-Bashir ka qeverisur Sudanin që prej vitit 1989. Arrestimi i tij i jep fund sundimit autokratik 30-vjeçar, ndaj të cilit sudanezët janë mobilizuar në protesta duke filluar nga 19 dhjetori i vitit të shkuar. Gjatë tubimeve kanë humbur jetën me dhjetra protestues në përleshje me forcat e sigurisë.

Presidenti sudanez është subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), që e akuzon atë për organizimin e krimeve të luftës dhe të krimeve kundër njerëzimit në rajonin e Darfurit.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI