Ai hoqi dorë madje edhe nga programi i vetëm i cili gati gati identifikohej me prezencën e tij, “The Voice” dhe që nga përfundimi i edicionit të kaluar ka vendosur të shkëputet plotësisht nga ekrani i Top Channel.
Për më tepër prej kohësh nuk mban më asnjë post në administratën e televizionit. Por duket se arsyeja e kësaj tërheqjeje paska qenë tjetër . Gjatë gjithë kësaj kohe Ledioni ka qenë duke punuar për ngritjen e një televizioni të ri të mirëfilltë të orientuar ndaj muzikës dhe artistëve. Sipas “Iconstyle” Liço po punon për zhvillimin e një televizioni kushtuar argëtimit dhe muzikës shqiptare, që duhet “Melody TV”. Ndoshta jeni hasur në radio apo në televizion që trasmetohet reklama e këtij televizioni të ri i cili është pjesë e “Digitalb” dhe “TopMedia”. Edhe pse ende i vogël, planet janë që të shndërrohet nv një kanal të posatshëm muzikore.