Flash

Krahasimi/ Kush po gajaset me Rudina Hjdarin?

Lapsi.al 11 April 2019
Krahasimi/ Kush po gajaset me Rudina Hjdarin?

Nuk ka diskutim se akti i fortë i Rudina Hajdarit, për të mos i’u bindur, as partisë që pretendon se mban trashëgiminë e të atit, as atyre që dikur ishin armiqtë e babait të saj, do të rëndojë si një peshë e rënëdë mbi supet e saj të brishta. Dhe këtu vajza që ka marrë një edukim anglo-sakson nuk ka asnjë faj. Ajo është aq vulnerabël si ndaj sulmeve perverse të atyre që e tallnin dje, po aq edhe ndaj atyre që e damkosin sot.

Por fati i saj i keq, pervers madje, është se Rudina e hajthme po shërben si një lakmues për të perceptuar degjenerimin e skajshëm të jetës politike shqiptare.

Sepse ata që e përqeshnin dikur për fjalorin e kufizuar, për fjalimet me theks “british” që mbante në kuvend, për naivitetin dhe sjelljen prej ufoje në një arenë gladiatorësh sot e servirin si një heroinë që po vetësakrifikohet për ndryshim sistemi. Madje Taulant Balla arriti deri atej sa të thotë që inspirohet nga fjalët e saj.

Ndërsa ata që e kanë shitur si një trashigimtare të denjë të së kaluarës më të lavdishme të PD-së, sot po e anatemojnë si tradhëtare dhe i nxjerrin Nard Nokën të deklarojë se ajo është një anonime që po përfitonte nga emri i të atit.

Shembujt për të dyja rastet nuk mungojnë.

 

 

 

Lexo më tej:

Astrit Patozi: Merre me të qeshur, Rudina!

Pasi Lulzim Basha e vendosi vajzën e Azem Hajdarit kandidate për deputete ishin të majtët dhe mediat e tyre që e tallën atë. Kjo mënyrë sarkastike e të parit e arriti apogjeun e saj pasi Rudina hyri në parlament. Vidiot e edituara me gafat e saj në të folur janë të shumta në mediat e majta. Po ashtu sikurse sot janë ato të opozitës që numërojnë brçkullat që vajza e re nxerr nga goja.

Por, në fakt fatkeqësia e Rudinës nuk është se ajo përfqëson një budallaçkë që u bë deputete falë emrit të babait, siç e përshkruanin dje gazetat pranë qeverisë.

Fatkeqësia e saj nuk është as se bëri hasha gjakkun e heroit të demokracisë, sikurse shprehen sot mediat pranë opozitës.

Fati i saj i keq është se të gjithe vazhdojnë ta shohin atë si një objekt që mund ta përdorin për mirë apo për keq, sipas interesave të tyre.

Në këtë kuptim ajo është viktimë e mbiemrit që mban. Ndërsa për publikun më shumë sesa një bibë apo një heroinë, shërben si një lakmues, për të parë se sa larg të vërtetës është gjuha e politikës mediave që shërbejnë, që i përdorin njerëzit sipas interesave të çastit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI