Flash

Koreja e Jugut kërkon shfuqizimin e ligjit për ndalimin e abortit

Lapsi.al 11 April 2019
Koreja e Jugut kërkon shfuqizimin e ligjit për ndalimin e abortit

Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut ka kthyer për rishikim ligjin për ndalimin e aborteve, i cili është cilësuar si antikushtetues nga qeveria e vendit. Sipas këtij ligji që daton në vitin 1953, ndaj grave që zgjedhin praktikën e abortit vendosen sanksione që variojnë nga gjobitja e deri tek burgimi.

Barabar me abortueset mund të penalizohen edhe gjinekologët që asistojnë në procedura aborti. Përjashtim nga rregulli përbëjnë rastet kur fetusi është ngjizur si pasojë e një përdhunimi apo inçesti, si edhe kur mbajtja e fëmijës paraqet rrezikshmëri të lartë për shëndetin e nënës.

Koreja e Jugut është një nga të paktat vende të zhvilluara që ligjërisht e konsideron abortin një vepër kriminale. Ligji në fjalë është rishikuar pa sukses më herët, me nismën e një gjinekologeje që u ndoq penalisht për arsye se kishte trajtuar rreth 70 raste aborti.

Vendimi i Kushtetueses vjen edhe si rezultat i trysnisë së ushtruar nga një lëvizje për të drejtat e grave në vendin aziatik. Përfaqësueset e kësaj bashkësie shprehen se ndalimi i aborteve është pjesë e një paragjykimi të gjerë kundër femrave në vendin aziatik.

Megjithatë, Koreja e Jugut ka një numër të konsiderueshëm evangjelistësh në popullsi, grupim i cili kërkon që aborti të mbetet i paligjshëm, me qëllim që femrat të shkurajohen për ta ndërmarrë një vendim të tillë.

Nga një sondazh publik i realizuar ditën e djeshme, rezultoi se 58 % të të anketuarve përkrahnin  shfuqizimin e ligjit për ndalimin e abortit, i cili do të rishikohet deri në fund të vitit 2020.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI