Flash

BE-ja shtyn afatin e Brexit-it deri më 31 tetor

Lapsi.al 11 April 2019
BE-ja shtyn afatin e Brexit-it deri më 31 tetor

Krerët e shteteve dhe të qeverive të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, kanë rënë dakord për shtyrjen e procesit të çanëtarësimit të Britanisë së Madhe nga Unioni deri më datë 31 tetor. Ky vendim u mor dje në Samitin e posaçëm të liderëve të BE-së për gjetjen e një zgjidhjeje konsensuale mbi ecurinë e procesit të Brexit-it, pas bisedimeve tetëorëshe të zhvilluara me dyer të mbyllura.

“Deri në fund të kësaj periudhe, Mbretëria e Bashkuar do të ketë mundësi po ashtu që të anulojë Brexit-in”, u shpreh për mediat presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, duke lënë kështu të hapur mundësinë e mbetjes së Britanisë në BE. Tusk shtoi se në rastin e arritjes së mbështetjes së nevojshme parlamentare për marrëveshjen e kryeministres Theresa May, Brexit-i do mund të ndodhë më herët nga afati kohor i përcaktuar.

Kreu i qeverisë britanike u shpreh shpresëplotë se “paketa May”, e hedhur poshtë për tri herë radhazi në Dhomën e Komunëve, do të gjejë miratimin e ligjvënësve deri në muajin qershor. Në të kundërt, britanikët do të jenë të detyruar të votojnë në zgjedhjet evropiane që do të mbahen në datat 23-26 maj, duke bërë që Britania të mbetet anëtare e bllokut edhe përtej datës 1 qershor, kur do të nisë ristrukturimi i institucionit të Parlamentit Evropian.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI