Flash

Video/ Portieri i Luftëtarit i jep fitoren Kastriotit: bluzinjtë të tërbuar për golin e anulluar

Lapsi.al 10 April 2019
Video/ Portieri i Luftëtarit i jep fitoren Kastriotit: bluzinjtë

"Në qoftë se ka qenë i rregullt do me vinte shumë keq që nuk është quajtur. Nuk merrem me arbitrat, por nëse do ishte gol i vlefshëm do na kishte ndihmuar më shumë". Me këto fjalë tekniku i Luftëtarit Julian Ahmataj shpreh gjithë nervozizmin për një humbje 1-0 që nuk mund ti shpëtonte polemikave e që rihap krej diskutimin e mbijetesës me Kastriotin, Tiranën e Luftëtarin që janë katër pikë larg.

Për krutanët ishte ndeshja për të mos u humbur, sepse përndryshe cdo sforco e mëpasshme do të ishte e kotë. E dinte Bledar Devolli, e dinin edhe lojtarët që përsëritën një tjetër provë të madhe, duke marrë fitoren e dytë radhazi në harkun e katërt ditëve. Pas Kukësit, në Redi Maloku, rrëzohet edhe Luftëtari, që vinte nga tre fitore radhazi me Partizanin. Nuk donin të hiqnin dorë nga pika në këtë transfertë delikate, që do ti kishte dhënë me shumë mundësi skuadrës së Ahmatajt sigurinë e mbijetesës. E gjithcka po shkonte sipas strategjisë së gjirokastritëve, pa daljen aventureske të portierit Ruci. Një dalje e cekuilibruar në këmbët e Roger, duke harruar fare topin dhe Jorgji nuk mund të mos e drejtonte dorën nga pika e bardhë.

Vendosi në qetësia e Markut në ekzekutim, duke i dhënë një rezultat shumë të rëndësishëm Kastriotit. 20 pikë në 2019 për krutanët, një sprint titulli në këtë vit, duke qenë se vetëm Partizani mund ti mbajë ritmin nëse fiton me Skënderbeun, ndeshjen e javës së 28.

Në një tension të tillë, nuk mund të mos krijoheshin polemika dhe erdhën të përpikta në minutën e dytë shtesë, duke nxjerrë nga binarët bluezinjtë, që protestuan fort anullimin e golit të Dungës. Sulmuesi është konsideruar në pozicion jashtë loje, edhe pse situata është më shumë se e dyshimtë. Gjirokastritët janë nervozuar shumë nga kjo mundësi e sfumuar dhe pavarësisht se Ahmataj nuk kërkon të flasë për arbitrat, Luftëtari e ka konsideruar një padrejtësi.

Të këshilluara

Video/ Efekti stadium, Tottenham befason City

Euroderbi britanik në cerekfinalet e Champions League po shkon në favor të Tottenham Hotspur. Londinezët kanë kaluar në avantazh në stadiumin e tyre të ri, përb...

22:44

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI